Dokumenti/Ministrja e Arsimit pa arsim, dalin rezultatet skandaloze nga shkolla e mesme

Dokumenti/Ministrja e Arsimit pa arsim, dalin rezultatet skandaloze nga shkolla e mesme

Nikolla ka shkuar kot edhe në shkollën e mesme, pasi nuk ka mësuar asgjë

Është e turpshme dhe skandaloze, por është e vërtetë. Lindita Nikolla është në krye të dikasterit më të rëndësishëm të dijes, por fatkeqësisht është pa ‘tru’. Këtë nuk e themi ne, por faktet. Nikolla nuk ka qenë vetëm një studente me rezultate shumë të dobëta, por edhe një nxënëse e tillë.

Pak ditë më parë, ‘Pamfleti’ njoftoi se ‘kungulleshë’ Nikolla e ka marrë masterin tek “UFO”, duke zhvatur 4 mijë USD nga taksat e shqiptarëve, ndërsa sot është publikuar për herë të parë një dokument, që tregon se Lindita Nikolla ka shkuar kot edhe në shkollën e mesme, pasi nuk ka mësuar asgjë.

Në dokumentin e publikuar nga ish-zëvendësministri i Arsimit, Taulant Muka, shihet se Nikolla ka një mesatare të turpshme në gjimnaz, që nuk arrin as deri te 6-a. Pra, siç mund ta shihni ministrja e Arsimit ka mbaruar shkollën e mesme, që është edhe hallka kryesore e formimit të çdo njeriu, me një mesatare 5.8.

Është e tmerrshme që ajo del me pafytyrësinë e saj para studentëve dhe kërkon t’i drejtojë, kur në fakt në këto pesë vite vetëm i ka zhvatur me taksa të larta, si dhe ka shkatërruar arsimin, duke e mbushur me njerëz të paaftë të nivelit të saj./Pamfleti

Loading...

Loading...
WhatsApp Denonco tek Pamfleti