Dokumenti/ Ministrja Manastirliu “sponsorizon” me tender 700 milionë lekë, biznesin e deputetit Rakip Suli

Dokumenti/ Ministrja Manastirliu “sponsorizon” me tender 700 milionë lekë, biznesin e deputetit Rakip Suli

 Letrat i firmos i biri, si pronar formal

Zërat që kanë nisur të dalin nga zyrat e partisë ngjyrë “mavi”, po përmendin emrin e deptutetit socialist Rakip Suli, si kandidat të mundshëm për Bashkinë e Kamzës, “objektiv” që ashtu si mandate deputetit, kërkon financa për të “prenotuar” votat.

Për të krijuar “logjistikën financiare”, deptutetin Suli kanë nisur ta mbështesin ministrat e “Rilindjes”, duke i dhënë tendera të shumtë biznesit të tij “Aurora Group”, për punime e shërbime edhe të sajuara, enkas për të “derdhur” miliona në “llogarinë elektorale” të zgjedhjeve lokale-2019 në Bashkinë Kamëz.

Pas OSHEE, arsimit, transportit, bujësië e bashkive socialiste, që e kanë tenderizuar me kontrata pune e qiraje “sa për t’I dhënë lekë”, biznesin “Aurora Group” të deputetit Rakip Suli, dy javë më parë e ka “sponsorizuar” dhe shefja e shëndetësië shqiptare Ogerta Manastirliu, duke i dhënë një tender me vlerë 700 milionë, 722 mijë e 690 lekë, për meremetimin e qendrave shëndetësore në disa fshatra të Beratit, Korçës e Elbasanit, madje në listë janë edhe fshatra… pa qendra shëndetësore.

Kontrata është lidhur në datën 22 qershor 2018, nga biznesi i deputuetit Rakip Suli “Aurora Group”, me Nipt: K02017003I, por është firmosur nga djali i tij Saimir Suli si “pronar” kukull, të cilit i ka kaluar formalisht biznesin, meqë vetë është deputut, por realisht pazaret e tenderëve me pushtetin qendror e lokal, i “qep” vetë deputeti “rilindës”!/Pamfleti

 

 

Loading...
error: Ndalohet ribotimi i artikullit! E drejta e autorit pamfleti.net.
WhatsApp Denonco tek Pamfleti