Dokumenti/ Saliu shfarosi 195 hektarë tokë e pyje në Krujë, ia dha Bashkim Ulajt (GENER 2), për ndërtimin e fabrikës

Dokumenti/ Saliu shfarosi 195 hektarë tokë e pyje në Krujë, ia dha Bashkim Ulajt (GENER 2), për ndërtimin e fabrikës

Trualli fabrikës 16.2 hektarë iu fal, sipërfaqet e shkretuara i lihen shtetit, Berisha kapardiset majë kullës “Ulaj”, në zyrën luksoze 200 m2

 



Sali Berisha dhe Bashkim Ulaj
Sali Berisha dhe Bashkim Ulaj

Sot po publikojmë krimin e rëndë mjedisor dhe ekonomik, të shkatërruesit të Shqipërisë, barbarit “kopje e vetme” Sali Berisha, bërë me tokat bujqësore dhe kurorën e gjelbër (pyll-shkurre natyrale) pronë shtetërore në kodrat e Fushë-Krujës dhe faqet e malit të Krujës, të cilat ia fali oligarkut Bashkim Ulaj, financues i luksit dhe mbulimit të krimeve të familjes mafioze “Berisha”, ndërsa prej 5 vitesh edhe i Edi Ramës, i cili në vend të ndalojë dhe çoj para drejtësisë skandal-krimet ekonomike të bandës “Berisha”, po vazhdon pazaret më oligrakun Ulaj të Berishës.

Bëhet fjalë, për 195 hektarë tokë bujqësore e pyje në Fushë-Krujë, të cilën Sali Berisha ia dhuroi Bashkim Ulajt (GENER 2), për ndërtimin e fabrikës-helmit të çimentos dhe për sipërfaqe karriere, për lëndë të parë çimentoje, gurë gëlqeror dhe argjilë.

Sipas Ligjit Nr. 9846, datë 17. 12. 2007, sipërfaqja prej 16.2 hektarë mbi të cilën është ndërtuar kjo “kancer-fabrikë”, mbetet pronësi e përjetshme e Bashkim Ulajt (GENER 2), ndërsa sipërfaqet e tjera kodra pyjore dhe toka, pas shfrtyëzimit e shkretimit prej dinamitit dhe buldozerëve të “GENER 2”, do të mbeten pronë shtetërore.

Ky krim është ideuar dhe firmosur e vulosur nga Sali Berisha, i cili kapardiset dhe bilbilos fjalime “anti-krim e anti-korrupsion”, nga zyra luksoze 200 m2 në majë të kullës “ULAJ” (GENER 2).

Faktet shkresore që po publikon “PAMFLETI, janë akte të qevrisë “Berisha-1”, të votuara nga bide-deputetët e tij langaraqë dhe të dekretuara me “ferman” edhe nga (ar)miku i Berishës, “hardhuca” Bamir Topi, që për interesa e pasuri, ngjitet pas çdo muri…

Ja ligji “Berisha”, që shkretoi 195 hektarë pyje e toka, për fabrikën e Bashkim Ulajt Ligj Nr. 9846, datë 17. 12. 2007: “Për heqjen nga fondi pyjor kombëtar, të parcelave në ekonominë pyjore Krastë-Krujë, që do të përdoren për ndërtimin e Fabrikës së Çimentos dhe për karierë lënde të parë, nga shoqëria “GENER-2” shpk”

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, KUVENDI I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, VENDOSI:

Neni 1

Për parcelat pyjore, që do të përdoren nga shoqëria “GENER-2” shpk, me objekt:

  1. Ndërtimin e fabrikës së çimentos dhe tullave të lehtësuara, me sipërfaqe 11,67 hektarë
  2. Karrierë guri gëlqeror, me sipërfaqe 127,42 hektarë.
  3. karrierë argjile, me sipërfaqe prej 55,78 hektarë.
  4. Sipërfaqe totale 194,87 hektarë, të cilat ndodhen në ekonominë pyjore Krastë-Krujë, sipas tabelave 1 e 2 dhe hartës, që i bashkëlidhen këtij ligji, të veprohet si më poshtë:
  5. a) Sipërfaqja për ndërtimin e fabrikës të hiqet nga fondi pyjor kombëtar.
  6. b) Sipërfaqet që do të përdoren për karriera, të mbeten në fondin pyjor kombëtar, duke u regjistruar në zërin kadastral sipërfaqe jo-prodhuese pyjore.

Neni 2

Të përcaktohen në terren dhe në hartë, kufijtë e rinj të fondit pyjor kombëtar, që përftohen nga heqja dhe ndryshimi i zërit kadastral të këtyre parcelave, sipas “Nenit 1” të këtij ligji, si dhe të përfundojnë procedurat e pagesave të sipërfaqes totale prej 194,87 hektarë, sipas VKM nr.391, datë 21.6.2006, të Këshillit të Ministrave “Për përcaktimin e tarifave në sektorin e pyjeve dhe të kullotave”.

Neni 3

Brenda 5 vjetëve nga hyrja në fuqi e këtij ligji, shoqëria “GENER-2” shpk, të pyllëzojë 200 hektarë pyje në parcelat e degraduara pyjore, sipas përcaktimit të Drejtorisë përkatëse të shërbimit pyjor.

Neni 4

Për karrierat e gurit dhe argjilës, shoqëria “GENER-2” shpk., të zbatojë kërkesat për rehabilitimin dhe riveshjen me bimësi pyjore, të përcaktuara në lejen mjedisore dhe në lejet e shfrytëzimit.

Neni 5

Ky ligj hyn në fuqi, 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare. Shpallur me DEKRETIN nr.5568, datë 4.1.2008 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, zotit BAMIR TOPI.

Ja sipërfaqet e hequra nga fondi pyjor shtetëror kombëtar, me kërkesën e bërë nga shoqëria private “GENER-2” SHPK

  1. Karrierë guri gëlqeror Krastë-Krujë: 26,79 hektarë pyll prodhues shkurre
  2. Karierë guri gëlqeror Krastë-Krujë: 19,25 hektarë pyll prodhues Shkurre
  3. Karierë guri gëlqeror Krastë-Krujë: 11,71 hektarë pyll prodhues Shkurre
  4. Karierë guri gëlqeror Krastë-Krujë: 12,22 hektarë pyll prodhues shkurre
  5. Karierë guri gëlqeror Krastë-Krujë: 14,81 hektarë pyll prodhues trungishte
  6. Karierë guri gëlqeror Krastë-Krujë: 12,00 hektarë pyll prodhues trungishte
  7. Karierë guri gëlqeror Krastë-Krujë: 15,00 hektarë pyll prodhues shkurre
  8. Karierë guri gëlqeror Krastë-Krujë: 24,00 hektarë pyll prodhues shkurre
  9. Karierë guri gëlqeror Krastë-Krujë: 12,20 hektarë pyll prodhues shkurre
  10. Karierë guri gëlqeror Krastë-Krujë: 15,96 hektarë pyll prodhues shkurre
  11. Karierë guri gëlqeror Krastë-Krujë: 4,25 hektarë pyll prodhues shkurre
  12. Karierë guri gëlqeror Krastë-Krujë: 115,98 hektarë pyll prodhues trungishte
  13. Karierë argjile Krastë-Krujë 1 6,18 hektarë pyll prodhues shkurre
  14. Fabrika (ndërtim) Krastë-Krujë: 16,19 hektarë pyll prodhues shkurre
  15. Fabrika Krastë-Krujë: 11,93 hektarë sipërfaqe pyll prodhues shkurre
  16. Verjon, trualli fabrikës: 3,55 hektarë, sipërfaqe pyll dhe kullotë
  17. Lagja “Halilaj” F. Krujë: 49,6 hektarë sipërfaqe për argjilë, pyll-kullotë
  18. Lagja “Halilaj”-F.Krujë: 3,25 hektarë pyll-kullotë Përroi “Dallxhikut”, për gurë gëlqeror./Pamfleti

error: Ndalohet ribotimi i artikullit! E drejta e autorit pamfleti.net.