Bota12 Shtator 2019, 16:00

Dokumenti sekret i qeverisë britanike parashikon çfarë do të ndodhte pas një Brexit-i pa marrëveshje

Shkruar nga Pamfleti
Dokumenti sekret i qeverisë britanike parashikon çfarë do

Dokumenti sekret i qeverisë britanike parashikon çfarë do të ndodhte pas një Brexit-i pa marrëveshje

Një Brexit pa marrëveshje do të rezultonte në rritje të çmimeve, mungesë të furnizimeve me barna dhe prishje të rendit ppublik në Britaninë e Madhe. Kjo sipas një dokumenti sekret që parlamenti detyroi qeverinë ta publikonte.

Dokumenti pesë faqësh jep me detaje atë që parashikohet të ndodhë pas daljes së Britanisë së Madhe nga BE-ja pa marrëveshje, shkruan Business Insider.

Këto janë ato që parashikohet të ndodhin:

-Një kufi i fortë me Irlandën, përkundër asaj që Britania ka thënë se nuk do të kriojnte pika të reja kufitare.

– Disa ushqime të freskëta nuk do ishin të gatshme menjëherë.

– Njerëzit më të varfër në shoqëri do të goditeshin më së shumti, me grupet që kanë të ardhura të vogla që do të prekeshin nga rritja e çmimeve.

– Disa biznese do të detyroheshin të mbylleshin dhe kjo do nënkuptonte mbylljen e disa vendeve të punës.

– Makinave do u duheshin më shumë se dy ditë për të kaluar Kanalin e Le Manshit

– 85% e mauneve që kalojnë nëpër Kanal nuk do ishin të gatshme për një regjim të ri kurfitar me Francën.

– Demonstrata potenciale: Protesta dhe kundër-protesta do të ndodhin përgjatë Britanisë dhe mund të absorbojnë forca të mëdha policore. Mund të ketë prishje të rendit publik dhe tensione mes komuniteteve”

– Gjibraltari do prekej po ashtu nga kjo. Pritjet në kufirin me Spanjën do të rriteshin.

– Do ketë rritje të pazareve në tregun e zi dhe kontrabandë.

– Do kishte përplasje potenciale mes peshkatarëve britanikë dhe atyre nga Europa në ujërat territoriale të Britanisë./ZËRI

Bota Brexit pa marrëveshje demonstrata potenciale dokumenti sekret i qeverisë britanike