Aktualitet16 Qershor 2019, 19:11

Dokumenti/ Vetëm qiraja e karrigeve, për 1 orë broçkulla të “Zylo” Edi Ramës në Korçë, kushtoi 38 milionë lekë ng

Shkruar nga Pamfleti

Me kaq milionë lekë, të harxhuara për të dëgjuar bejtet e kryeministrit në Korçë, që thotë se do bëjë zgjedhje me nga 1 kandidat të PS, mund të riparoheshin 12 banesa të dëmtuara rëndë nga tërmeti në Korçë, ndërsa me krejt vlerën prerj 1.2 miliardë lekë, që qeveria dhe 40 bashkitë e “rilindjes”, kanë planifikuar të harxhojnë vetëm për qiranë e karrigeve të teatrit elektoral ambulant në 61 bashki, mund të rindërtohen e ndërtohen të reja, 174 banesat e dëmtuara nga tërmeti

Mund të mos e dini, por sipas tenderit, që ka firmosur Sotiraq Filo i Bashkisë-Korçë, ose “Fili i Peleshit” (siç e quajnë), karriget e mitingut elektoral të kryeministrit “Zylo” Edi Rama në këtë qytet, ishin marrë me qira nga bizneset private, kundrejt pagesës së “majme” vetëm për atë takim.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI
Punonjës të administratës, familjarë të tyre e militantë të pushtetit “Rilindja”, të mbedhur me detyrim e për interesa në “sheshin mavi”, ku borçkolliti 1 orë kryeministri “mavri me bojë” krimi e korrupsioni, duhet ta dinë, se ishin ulur në karrige të marra me qira, të cilat vetëm për atë “show”, kushtuan 32 milionë e 500 mijë lekë të vjetra, ose 38 milionë lekë të vjetra me TVSH, të paguara nga taksat që bashkia u rrjep qytetarëve e bizneseve.

Radaksia e gazetës “PAMFLETI”, e ka paralajmëruar këtë skandal me fondet publike, qysh në datën 25 mars 2019, kur Bashkia Korçë, shpalli tenderin publik, për marrje karrigesh, stolash e tavolinash me qira, tender që u hap në në datën 1 prill 2019 dhe përfundoi në datën 23 maj 2019.

Grupi punës në Bashkinë-Korçë, që bëri para-përgatitjet e këtij takimi elektoral të “Zylos” ER, bashkëpunoi me 2 Artanët arkitektë, Shkreli e Lame dhe me areduesen Ministre Kulture, të cilët kompozuan “Amfitearin elektoral” në qytetin e Korçës.

Gjersa vetëm karriget për 1-2 orë takim vetëm në 1 bashki, kushtojnë 38 milionë lekë qira, nuk është vështirë të kuptohet, se sa milionë lekë po harxhohen, për forca policore, garde e FNSH-je, për karburante, flamuj, tollumbace, pankarta e fotografi të kryetarit Rama, transport e ushqim militantësh, për foni, “DJ”, ekrane live, ndriçim, podiume, ahengxhinjë e kllounë, që i këndojnë arritjeve të partisë dhe bëjnë për të qeshur udhëheqjen./Pamfleti

Kryesore Dokumenti/ Vetëm qiraja e karrigeve kushtoi 38 milionë lekë nga taksat për 1 orë broçkulla të “Zylo” Edi Ramës në Korçë