Anti-Mafia 6 Qershor 2019, 13:27

Dokumenti zyrtar/ Bufi i Roskovecit, ka “blerë” 5 apartamente, në firmën ndërtuese të cilës i ka dhënë 18 tendera

Shkruar nga Pamfleti

Dokumenti zyrtar/ Bufi i Roskovecit, ka “blerë” 5 apartamente, në firmën ndërtuese të cilës i ka dhënë 18 tendera

Kreu i ILDKP, Shkëlqim Ganaj, ka konstatuar e vërtetuar këtë shkelje të rëndë ligjore, me bazë konfliktin e interesit e buirim korrupsionin, por e ka zhdukur nga raporti verifikues dhe nuk e ka çuar para drejtësisë, paçka se është akt korruptiv, bërë mes kryebashkiakes që ka në dorë financat publike dhe kompanisë klienteliste, që përfiton tendera të shumtë ndërtimi në këtë bashki, ndërkohë që kryebashkiakja figuron kliente blerëse tek ky biznes

Pasuria e kryebashkiakes “rilindëse” të Roskovecit, Majlinda Bufi, shtuar si e “rënë nga qielli”, menjëherë pas marrjes së detyrës në krye të  kësaj njësie vendore, provon faktin, se përse bëhet lufta perverse, për të kapur kolltukë pushteti në zona.

Sipas deklaratës pasurore dorëzuar në ILDKP, rezulton se kryebashkiakja Majlinda Bufi, nga kursimet e pagës dhe lekët e fituara në emigracion (pa qenë në emigracion), në afro çdo 6 muaj të detyrës, paska blerë nga 1 apartament e nga 1 njësi tregtare/zyra, në qytetet Fier e Roskovec, shumicën nga firma e ndërtimit “Ardit-06 shpk”.

Një informacion i ardhur në “PAMFLETI” nga ILDKP dhe një nga Bashkia Rosokovec, zbulon sekretin, se përse “sulltaneshën e pashallakut” Roskovec, Majlinda Bufi, e paska zënë “sevdaja” e blerjes së apartamenteve dhe dyqaneve, vetëm tek firma e riparim-ndërtimeve “Ardit-06 shpk”.

Kryebashkiakja Majlinda Bufi dhe administratorët e kësaj firme, Astrit Hoxha e Ladimir Hoxha, ortakë punësh biznesi me burrin e Bufit, janë të lidhur në tenderët e Bashkisë Roskovec, të cilët siç thonë zyrtarë të bashkisë, kjo firmë i fiton lehtësisht edhe me letra ligjore false e të mangëta.

Madje, tamam si zgjedhjet që do bëhen më 30 qershor, në garën e tenderëve, kryebashkiakja pranon fiktivisht edhe dy firma të tjera hije, konkretisht “AAM-2016” dhe“GEO MATIK-2000”, të cilat “rastësisht”, rezultojnë biznese në administrim po të Astrit Hoxha e Ladimir Hoxha, bashkë-pronarë të fimës “Ardit-06 shpk”, të cilës “sulltanesha” Majlinda Bufi, i jep tendera dhe merr prej saj, apartamente e dyqane.

Pa bërë komente, po publikojmë faktin, se vetëm në 18 tendera të dhëna prej Bashkisë Roskovec, kjo firmë ka përfituar 327 milionë, 166 mijë e 540 lekë fonde punësh publike të kësaj bashkie, në rikosntruksion shkollash, pastrim mbetjesh urbane, rikonstruksion banesash të komunitetit rom, e deri financime, për kurse punësimi, me të papunët e zonës.

Në vazhdim, do publikojmë të tjera avaze, nga lidhjet e “sulltaneshës” së Roskovecit, me “pashallarër” e firmës “Ardit-06 Shpk”, me dy firmat hije të tyre e biznese të tjera, ku ka lugën edhe bashkëshorti i saj, që së fundi, me kursimet nga paga e gruas, ka prenotuar një suitë banimi luksi në Tiranë./Pamfleti

codramol
smile

Anti-Mafia Dokumenti zyrtar/ Bufi i Roskovecit ka “blerë” 5 apartamente në firmën ndërtuese të cilës i ka dhënë 18 tendera