Donald Lu jep lamtumirën, kush është ambasadorja e re e SHBA që do të hapë dosjet e zeza të politikanëve, ‘gruaja e hekurt’ me tri dekada përvojë

Largimi i Donald Lu nga Shqipëri nuk është shpresë për politikanët e krimit dhe të korrupsionit, pasi kryediplomati amerikan do të pasohet nga një ‘grua e hekurt’, e cila pritet të hapë të gjitha dosjet e zeza të mbetura pezull.



Ambasadorja e re amerikane në Shqipëri e propozuar nga Presidenti Donald Trump do të jetë Kathleen Ann Kavalec.

Kavalec ka qenë Zëvendës ndihmës sekretare në Zyrën e Çështjeve Evropiane dhe Euroaziatike në Departamentin e Shtetit. Në këtë cilësi, ajo është përgjegjëse për Rusinë dhe për Zyrën e Çështjeve Rajonale. Më parë ajo ka shërbyer si Drejtore për Çështjet Ruse në të njëjtën Zyrë.

Sipas DASH, Kavalec aktualisht shërben si Zëvendës Ndihmës Sekretar në Byronë e Çështjeve Evropiane dhe Euroaziatike në Departamentin e Shtetit me mbi tre dekada përvojë si diplomate amerikane.

Më parë ka shërbyer si Drejtoreshë e Zyrës së Punëve Ruse, Zëvendës Shef i Misionit të SHBA-ve në UNESCO në Paris, Francë, Zëvendës Koordinator për Ndihmë në Byronë Evropiane dhe Drejtor për Parandalimin e Konflikteve në Zyrën e Koordinatorit për Rindërtimi dhe Stabilizimi.

Ajo flet rrjedhshëm gjuhën frënge, rumune, ukrainase, ruse, spanjolle dhe portugeze.

Ka shërbyer më 2008-2009 edhe si Drejtore e Parandalimit të Konflikteve në Zyrën e Koordinimit për Rindërtim e Stabilizim. Detyrat jashtë vendit kanë përfshirë edhe ture në Ukrainë, Rusi, Rumani e Brazil.