Donald Lu zbulon ‘kokat’ e krimit në politikë, mesazhi i koduar në takimet e lamtumirës

Takimet e fundit të Lu-së nisën pikërisht me Berishën dhe pastaj me Metën, duke lënë të nënkuptuar se mbase goditja e politikës duhet të nisë me këto dy figura kriminele, që njihen padyshim si fatkeqësitë e këtij vendi dhe e popullit shqiptar

Ambasadori amerikanë në Tiranë, Donald Lu, në ditët e fundit të mandatit të tij po zhvillon takimet e lamtumirës me të gjithë krerët e politikës shqiptare. Për katër vite me radhë, Donald Lu ishte një zë i fuqishëm kundër krimit e korrupsionit në vend, sa u kthye në tmerrin e shumë politikanëve, teksa shpesherë fliste dhe me emra.

Ai do të mbahet mend për shqiptarët si ambasadori që ju shpalli luftë ‘peshqve të mëdhenj’ dhe u kthye në tmerrin e tyre, duke i struktur nëpër ‘birucat’ e tyre, që të mos ngrinin kokë. Donald Lu i bëri shumë herë thirrje politikës dhe drejtësisë shqiptare që të kapnin ‘peshqit e mëdhenj’, ku nuk përjashtoheshin dhe politikanë të lidhur me krimin në vend.

Në listë janë padyshim dhe kokat më të larta të vendit, si ish-kryeministri Sali Berisha dhe Presidenti Ilir Meta. Edhe takimet e fundit të Lu-së nisën pikërisht me Berishën dhe pastaj me Metën, duke lënë të nënkuptuar se mbase goditja e politikës duhet të nisë me këto dy figura kriminele, që njihen padyshim si fatkeqësitë e këtij vendi dhe e popullit shqiptar. Më tej, takimet e ambasadorit Lu vijuan me kryetaren e LSI, Monika Kryemadhi, dhe kryetarin e PD, Lulzim Basha, ndërsa pritet të takohet dhe me kryeministrin Edi Rama.

Donald Lu flet jo vetëm përmes fjalëve, dhe mbase në këto takime të fundit ka menduar të japë mesazhe të koduara, se kush janë kokat e krimit shqiptar dhe nga duhet të nisë ‘lufta’ e vërteta për të shkërmoqur gjithë piramidën kriminale, që po sundon Shqipërinë. Ndonëse po ikën për t’i lënë vendin një tjetër ambasadoreje ‘të hekurt’, Donald Lu ka bërë gati ‘dosjet e zeza’ të politikanëve shqiptarë, me të gjitha zullumet, krimet dhe përfitimet e padrejta të tyre, që pritet të hapen në muajt në vijim nga pasardhësja e tij, ‘gruaja e hekurt’ e diplomacisë, Kathleen Ann Kavalec.

Loading...
error: Ndalohet ribotimi i artikullit! E drejta e autorit pamfleti.net.
WhatsApp Denonco tek Pamfleti