Presidenti në detyrë i SHBA, Donald Trump i ka bërë sërish thirrje protestuesve që kanë vërshuar brenga godinës Capitol ku ndodhet kongresi amerikan që të jenë paqësorë.
Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI
Trump shkruan se po i kërkon të gjithëve diçka të tillë dhe mos përdorin dhunë. Ai gjithashtu thekson se proetstuesit duhet të kujtojnë se Partia Republikane është ajo e ligjit dhe e rendit.
“Unë u kërkoj të gjithë qytetarëve në Capitol të SHBA të qëndrojnë të qetë. Asnjë dhunë! Mos harroni, ne jemi Partia e Ligjit dhe Rendit, respektoni Ligjin dhe burrat dhe gratë tona të shkëlqyera në blu. Faleminderit”,ka shkruar ai.
Në rrjetet sociale po qarkullojnë video teksa ka përleshje mes mbështetësve amerikan dhe policisë së kryeqytetit, Uashington.
Madje, raportohet se një person është lënduar rëndë pas të shtënave me armë brenda Capitol Hillit