Showbiz30 Mars 2018, 15:53

Doni një zemër të fortë? Bëni këtë çdo ditë dhe shikoni rezultatin

Shkruar nga Pamfleti
Doni një zemër të fortë? Bëni këtë çdo

Doni një zemër të fortë? Bëni këtë çdo ditë dhe shikoni rezultatin

Sëmundjet e zemrës mbeten më problematiket në të gjithë botën, por mund të themi diçka që t’ju bëjë optimistë: të gjitha parandalohen nëse ju arrini ta kapni problemin dhe ta trajtoni seriozisht që në hapat e para.

Javën e kaluar, studiues amerikanë thanë së vetëm duke larë dhëmbët rregullisht ju mund të kontribuoni në parandalimin e atakut kardiak. Nuk është asnjëherë vonë për të filluar një rrugë të mbarë për sa i përket shëndetit.

Më poshtë lexoni 3 nga komponentët kryesorë që ndihmojnë në parandalimin e atakëve kardiakë:

Sipas “Borstel”, kënaqësia “poshtë çarçafëve” sjell përfitime edhe në anën shëndetësore. Të njëjtin efekt që jep ushtrimi i rregullt fizik te shëndeti ynë e jep edhe seksi, bashkuar edhe me adrenalinën që çlirohet e cila ndihmon sistemin kardiovaskular. Orgazma çliron 50 mesazhe kimike, të cilat ulin nivelin presionit në gjak dhe reduktojnë stresin.

Nëse bëni seks me dikë që doni dhe jo me një person të rastësishëm është akoma më mirë sepse kur ka edhe pasion çlirohen më tepër hormone, që ndihmojnë në mirëqenien e zemrës. Madje ekspertët kanë thënë se edhe personat që kanë identifikuar tashmë probleme zemre duhet të kryejnë marrëdhënie seksuale dhe të mos kenë frikë se diçka mund të përkeqësohet.

Konsumoni hudhër çdo ditë!

Disa fruta dhe perime kanë të njëjtat përmbajtje që kanë disa nga medikamentet që përdoren për të shëruar sëmundjet e zemrës. Kështu që, sigurisht, është shumë e rekomandueshme që të konsumohen sa më shpesh. Por një nga ushqimet kyçe është hudhra. Hudhra ka një efekt të drejtpërdrejtë te veshkat pasi ndryshon nivelin e hormoneve që lidhen me veshkat, por së fundi është provuar se ato ndihmojnë edhe zemrën duke rregulluar qarkullimin e gjakut.

Flini mirë, por jo më shumë se ç’duhet

Netët pa gjumë shoqërohen edhe me shtimin e rrahjeve të zemrës me një presion më të lartë gjaku, që kanë efekt te zemra. Ata që flenë më pak se 6 orë në ditë kanë 48% më shumë shanse për sëmundje të zemrës sesa pjesa tjetër. Pagjumësia çon direkt në sëmundje të trurit nga stresi i akumuluar, çka e bën zemrën të punojë më shpejt dhe jo në ritmet e saj normale, shkruan blitz.al. Gjithsesi, edhe gjumi i tepërt ka pasoja negative te zemra. Nëse ju flini më tepër se 9 orë në ditë, atëherë keni 50% më tepër mundësi për të pasur sëmundje të zemrës.

Gjithashtu, mundohuni që të mbani një dietë mesdhetare, e cila konsiston në më pak yndyrë, përveç vajit të ullirit, gjalpit të kikirikut dhe peshkut, që janë mjaft të mira si për shëndetin e përgjithshëm ashtu edhe për zemrën.

Lifestyle Doni një zemër të fortë? Bëni këtë çdo ditë dhe shikoni rezultatin