Politike19 Shtator 2019, 13:26

Dorëheqja e Gjiknurit kusht për PD-në/ Balla: S’na vendosni dot kushte, ai është ekspert fushe

Shkruar nga Pamfleti

Dorëheqja e Gjiknurit kusht për PD-në/ Balla: S’na vendosni dot kushte, ai është ekspert fushe

Damian Gjiknuri, kryetari i Komisionit të Reformës Zgjedhore tha se është i gatshëm të largohet nga ky post, me kusht që ta njohë PD-ja dhe të pranojë marrëveshjen.

Sekretari i përgjithshëm i PD-së, Gazmend Bardhi i është përgjigjur menjëherë deklaratës së bërë nga bashkëkryetari i reformës zgjedhore Damian Gjiknuri. Pas tyre ka reaguar dhe Kreu i grupit parlamentar të PS Taulant Balla.

Balla ka deklaruar se PD-ja nuk mund të vendosë dot kushte dhe se Gjiknuri është eksperti i fushës. Sipas tij kundërshtari nuk mund të zgjidhet. Kreu i Grupit Parlamentar ka deklaruar se PD-ja duhet të ulet në tryezë për Reformën Zgjedhore.

Debati: 

Gazetarja Esiona Konomi: Opozita ka refuzuar që të jetë pjesë e Reformës Zgjedhore? Si do të shkojë procesi për Reformën Zgjedhore?

Balla: Është krijuar mundësia që PD të jetë e pranishme në Komision, Ajo që kryeministri Rama ka bërë dje është një shprehje e gadishmërinë tonë, për pjesë marrje në këtë proces. Në këtë këndvështrim secila prej palëve duhet të kuptojë që jemi kundërshtarë me njëri tjetrin, por në këto rate duhet të sjellim secili këndvështrimet e veta. Koha tregon se nuk është një kohë e gjatë por e shkurtër deri në zgjedhjet. Zgjedhjet 2020 duhet të bëhet më një kod zgjedhor. Edje ata që jetojnë jashtë duhet të votojnë. Edhe për teknologjinë koha sërish është e shkurtër dhe koha është e shkurtër prandaj duhet të dialogojmë, çdo ditë e ikur është e humbur kot. Komiisoni do të punojë me intesitet që të kemi një qasje të plotë në kod zgjedhor. Duhet të fokusohemi edhe tek ligji për partitë politike.

Gazetarja: Për deklaratën e Gjiknurit: Deri në çfarë pike është e gatshme të bëjë lëshime PS-ja?

Balla: Unë nuk jam i gatshëm për kushtet që vendos PD-ja. Gjiknuri është eksperti më i mirë i reformave në Shqipëri.  Ku është një debat pa kuptim. Në demokraci kundërshtari nuk zgjidhet, përballesh me të. Qeveria gjermane e ka mbështetur dhe e mbështet fillimin e bisedimeve për anëtarësim. Sipas Raportit të Bundestagut Reforma në drejtësi është model dhe lidhet me dy kapitujve me thelbësore për anëtarësim.

Ndërkohë kujtojmë se Gjiknuri pati deklaruar edhe me herët për këtë temë se mund ta rishikonte pozicionin e tij, duke plotësuar kështu kushtin e parë të opozitës, atë të largimit nga ky komision.

Po ashtu ditën e djeshme theksojmë se Kreu i qeverisë Rama ftoi opozitën në dialog për Reformën Zgjedhore, ku ky i fundit u dërgoi një letër krerëve të partive politike opozitare, joparlamentare, ku shtroi dorën për dialog. Basha ktheu përgjigje pas një takimi me aleatët, ku shprehu se nuk mund të bëjnë dialog me Gjiknurin si kryetar të Reformës Zgjedhore.

codramol
smile

Politike ai është ekspert fushe Dorëheqja e Gjiknurit kusht për PD-në/ Balla: S’na vendosni dot kushte