Politike15 Gusht 2019, 17:53

Dorëheqja e Pjetrit. ironizon Manjani: Po tani me çfarë do e zgjedhin kryebashkiakun tjetër, me KQZ socialiste apo zgjedhje

Shkruar nga Pamfleti
Dorëheqja e Pjetrit. ironizon Manjani: Po tani me çfarë do e

Valdrin Pjetri ka vendosur të tërhiqet nga marrja e detyrës së kryebashkiakut të Shkodrës. Vendimi vjen pas akuzave të Partisë Demokratike se ka qenë i dënuar në Itali për shpërndarje droge në vitin 2003.

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka ironizuar dorëheqjen e kryebashkiakut të zgjedhur socialist, Valdrin Pjetri.

Në një postim në Facebook, Manjani thotë se e gjithë situata është një absurd dhe se Pjetri u dorëhoq nga një detyrë publike që se mori kurrë.

E në gjithë këtë paqartësi rreth asaj se çfarë pritet të ndodhë me bashkinë e Shkodrës në një kohë që Voltana Ademit i përfundon mandati si kryebashkiake me 20 gusht, Manjani thotë se mazhoranca ka krijuar një kaos të vërtetë ligjor.

“Dorëhiqet Valdrin Pjetri?! Ç’lajm!Po nga çfarë u dorëhoq?! Nga detyra publike që se mori kurrë?!Qesharakë! Nejse, po tani si do ta zgjedhin tjetrin?! Me votime pa dekret?! Zyrtarisht zgjedhjet janë me 13 Tetor..Apo do ti bëjnë votime me urdhër të KQZ socialiste?! Ti bëjnë me me vendim qeverie, qarkullues, më mirë.Çfarë kaosi ligjor kanë krijuar!!!” – shkruan ish ministri Manjani

Politike