Politike16 Gusht 2019, 09:20

Dorëheqja e Valdrin Pjetrit/ Parashikimi i Artan Fugës: Zgjedhjet e reja do të shkrijnë 13 Tetorin, Voltana Ademi fiton bind

Shkruar nga Pamfleti
Dorëheqja e Valdrin Pjetrit/ Parashikimi i Artan Fugës: Zgjedhjet e

Dorëheqja e Valdrin Pjetrit/ Parashikimi i Artan Fugës: Zgjedhjet e reja do të shkrijnë 13 Tetorin, Voltana Ademi fiton bindshëm

Dorëheqja e kandidatit për bashkinë e Shkodrës, Valdrin Pjetrit, ka ngjallur reagime të shumta. Mes tyre është edhe Artan Fuga, i cili ka bërë një parashikim se çfarë pritet të ndodh pas largimit të kandidatit socialist.

Përmes një statusi në rrjetet sociale, Fuga thekson mes të tjerash se kjo i ngjan një ‘loje yçi, me detyrim dhe përcaktim’, siç e quan ai.

“Kryetari i PD Basha do të fusi kandidatin e PD në lojë, por do të vejë kusht edhe zgjedhjet e këshilltarëve. Zonja Ademi do të jetë kandidate. Më pas do të bëhen zgjedhjet dhe Voltana do të fitojë bindshëm.”, shkruan ai.

Fuga ka paraqitur edhe një kronologji të zhvillimeve që priten të ndodhin. Sipas tij, do kërkohet tek Presidenti Ilir Meta një datë e re zgjedhjesh dhe ajo do të jetë 13 Tetori.

“Kryeministri Rama do ta pranojë si rast i vecantë i Shkodrës. Kryetari i PD Basha do të fusi kandidatin e PD në lojë, por do të vejë kusht edhe zgjedhjet e këshilltarëve. Zonja Ademi do të jetë kandidate. Më pas do të bëhen zgjedhjet dhe Voltana do të fitojë bindshëm. Pastaj, mocioni kundër Presidentit për ta dënuar se ka dekretuar 13 tetorin do te shkrijë në ujë. Pastaj…, papagalli më thotë: mos i trego të gjitha cfarë të kam thënë qysh sonte….”, shkruan ai.

Reagimi i Artan Fugës

Politike si nje loje yci.

M’a ka sugjeruar papagalli im, sikurse ju thashe dje, kandidati per t’u bere kryetar bashkie ne Shkoder do te jepte doreheqjen.
Gjithcka i ngjan nje loje yci me detyrim e percaktim. Askush nuk leviz dot.

Komisioni i zgjedhjeve do te kerkoje nje date zgjedhjesh.

Presidenti Meta do t’u thote j’a ku e keni 13 tetorin.

Kryeministri Rama do ta pranoje si rast i vecante i Shkodres.

Kryetari i pd Basha do te fusi kandidatin e pd ne loje, por do te veje kusht edhe zgjedhjet e keshilltareve.

Zonja Ademi do te jete kandidate.

Me pas do te behen zgjedhjet dhe Voltana do te fitoje bindshem.

Pastaj, mocioni kunder Presidentit per ta denuar se ka dekretuar 13 tetorin do te shkrije ne uje.

Pastaj…, papagalli me thote: mos i trego te gjitha cfare te kam thene qysh sonte….

Do te bejne sikur nuk duan, nderkohe loja eshte me detyrim e percaktim

Politike