Kosova12 Nëntor 2022, 13:24

· Prishtine

Shkruar nga Pamfleti
· Prishtine

Dorëheqja e 11 zyrtarëve doganorë në Kosovë ka bërë qe Dogana të dërgojë staf shtesë në dy pika kufitare, Jarinjë dhe Bërnjak.

Vendimi për dërgimin e të tjerëve zyrtarë doganorë në këto dy pika kufitare është marrë pas largimit të nëntë serbëve dhe dy boshnjakëve nga pozitat e tyre.

“Është dërguar staf shtesë. Janë plotësuar të gjitha pozitat”, ka thënë zëdhënësi i Doganës, Adriatik Stavileci.

Dorëheqjet e këtyre zyrtarëve doganorë erdhën si pasojë e situatës së krijuar në veri të Kosovës, pas vendimit të Listës Serbe për bojkotim të institucioneve kosovare për vendimin e Qeverisë për targat dhe suspendimin e drejtorit rajonal të policisë në veri, Nenad Gjuriç, i cili nuk pranoi të zbatojë vendimin.

Prishtine Bërnjak Dogana e Kosovës Jarinjë veriu i Kosovës

Kosova