Kosova10 Nëntor 2022, 09:33

· Prishtine

Shkruar nga Pamfleti
· Prishtine

Pas dorëheqjeve nga Kuvendi i Kosovës, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mbajë mbledhje të enjten për të diskutuar lidhur me shqyrtimin e zëvendësimit të deputetëve të Listës Serbe.

Kjo mbledhje do të mbahet pas rekomandimit të presidentes Vjosa Osmani që një gjë e tillë të ndodhë.

Në mesin e pikave është edhe njoftimi lidhur me dorëheqjet e zyrtarëve të lartë komunalë të zgjedhjeve në komunat veriore, Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq e Zubin Potok.

Serbët nga veriu i Kosovës gjatë javës së kaluar vendosën të tërhiqen nga institucionet e Kosovës.

Deputetët e Listës Serbe i kanë deponuar dorëheqjet të hënën.

Ndërsa janë dorëhequr edhe kryetarët e katër komunave veriore. Po ashtu janë larguar nga institucionet policët serbë në veri, gjyqtarë e prokurorë në veri, zjarrfikës dhe është raportuar për largimin e tre serbëve të veriut nga FSK-ja.

Prishtine KQZ Kuvendi i Kosovës Lista Serbe

Kosova