Politike13 Gusht 2019, 14:18

Dorëzohet PD, ‘i dhuron’ bashkinë e Lezhës PS, Frrokaj: Nuk do bëj rezistencë, nuk e pres Pjerin Ndreun në zyrë

Shkruar nga Pamfleti
Dorëzohet PD, ‘i dhuron’ bashkinë e Lezhës PS,

Dorëzohet PD, ‘i dhuron’ bashkinë e Lezhës PS, Frrokaj: Nuk do bëj rezistencë, nuk e pres Pjerin Ndreun në zyrë

Pas rezistencës së pakthyeshme në disa Bashki të vendit që drejtoheshin nga krahu politik i djathtë, Fan Frrokaj ka deklaruar në lidhje me Bashkinë e Lezhës. Ish-kryetari i Lezhës ka çuditur me fjalën e tij, pasi ka sqaruar se nuk do të ketë rezistëncë për lirimin e Bashkisë.

‘Nuk do të presë Pjerin Ndreun në zyrë, 30 qershori ishte farsë’, kanë qenë fjalët e fundit të Frrokaj.

Demokrati ka shtuar më tej e nuk do të ketë as protestë, pasi nuk do të lejojë të baltosë punën e tij 16-vjeçare.

I ftuar në një emision televiziv të para disa javëve, Frrokaj ka shprehur se kishte qenë kundër djegies së mandateve nga opozita por sipas tij u morr një vendim unanim brenda partisë ai e mbështeti. Në emision ai tregoi se opozita mund të protestonte edhe pa djegur mandatet.

Politike Dorëzohet PD Frrokaj: Nuk do bëj rezistencë i dhuron bashkinë e Lezhës PS nuk e pres Pjerin Ndreun në zyrë