Edi Rama hedh në veprim oligarkë dhe diplomatë të besueshëm për të marrë vaksina nga Pekini dhe Moska, disa javë më parë refuzoi ofertën e ambasadës së Rusisë në Tiranë
Nëse disa javë pasi refuzoi më shumë se një herë vetëofrimin e Moskës për të sjellë vaksina anti-covid në Tiranë, Edi Rama ka hedhur në veprim oligarkë dhe diplomatë të besueshëm për të siguruar vaksina nga Rusia dhe Kina, para zgjedhjeve të 25 prillit. Pas një bilanci katastrofik 8-vjeçar, si kampion i padiskutueshëm në Ballkan për korrupsion, plaçkitje, kriminalizim të shtetit, për rritje të borxhit publik gati në nivelin 90 % të PBB etj., Edi Rama e shikon vaksinën anti-covid si një frymëmarrje dhe si trampolinë për të marrë mandatin e tretë. Në kushtet kur turi i tij nga SHBA-ja në Evropë për të siguruar vaksinat në kohë dështoi dhe përfundoi duke bërë shoping nëpër dyqane, Rama i ka kthyer sytë nga Kina dhe Rusia.
Teksa zgjedhjet po ofrojnë, Babloku ka vënë në lëvizje fijet e tij të besuara, konkretisht disa oligarkë dhe diplomatë, për të vendosur kontakte me autoritetet e Pekinit dhe Moskës, për të siguruar një dozë të madhe vaksinash.
Lëvizjet po mbahen në fshehtësi të plotë për të mos krijuar perceptimin negativ në popull si një qeveri që po kërkon bashkëpunim me dy vende që pothuajse janë në luftë të ftohtë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Nga ana tjetër, për të zbutur befasinë e madhe që do të shkartojë lajmi i ardhjes së vaksinave nga Rusia dhe Kina, Rama dha një mesazh të qartë disa ditë më parë, mesazh i cili kaloi pa u vënë re. Ai tha se do të shikojë mundësi të tjera për sigurimin e vaksinës anti-covid. Dhe me ‘mundësi’ të tjera nënkuptohet Rusia dhe Kina.
“Edhe pse nuk qe zgjedhja jonë më e mirë, po shohim përtej burimeve tashmë të dëshirueshme të vaksinave”, deklaroi Rama.
I pyetur rreth kësaj deklarate dhe faktit nëse kishin nisur kontakte konkrete për vaksina kineze apo ruse, Rama nuk e mohoi duke zgjedhur të mos jepte shpjegime të mëtejshme. “Do më lejoni të mos bëj asnjë koment”.
Deri më tani, sipas të dhënave zyrtare, Shqipëria ka bërë pak më shumë se 15 mijë vaksina, një bilanc ky qesharak, në kushtet kur virusi është tejet agresiv dhe i përhapur në vendin tonë. Por, edhe pse shifra është qesharake, vaksinimi po përdoret maksimalisht nga Rilindja për propagandë. Në 21 shkurt 2021, Rama refuzoi edhe një herë angazhimin e ambasadës ruse në Tiranë për të ofruar vaksina. Rama tha se “Sa i përket vaksinave në anën lindore, ajo kineze dhe ruse, asnjë paragjykim të natyrës shkencore por respekt për shkencëtarët që i kanë dhënë jetë këtyre vaksinave por zgjedhja jonë është që do të kërkojmë vaksina në krahun perëndimor të Shqipërisë. Është një zgjedhje e bërë prej nesh sepse këtu janë shumë komponentë bashkë”.
Por, një ditë më pas, Rama e zbuti qëndrimin, duke thënë se:
“Nuk se i kemi këto vaksina në dispozicion dhe ne po i refuzojmë. Nuk kemi hedhur dhe nuk do të hedhim hapa formalë në drejtim të këtyre dy burimeve sepse jemi të vetëdijshëm se janë hapa që nuk kanë arsye objektive që të na çojnë në rezultat. Për më shumë nuk dua të komentoj”. Gjithashtu Rama kritikoi BE-në që po detyronte Maqedoninë të siguronte vaksina nga Rusia dhe Kina, rrugë të cilën po e ndjek edhe ai tashmë.
“Është fatalitet europian që Maqedonia kthen sytë nga Kina dhe Rusia në mungesë të dozave për të filluar. Kështu mund të numëroj shumë vende të tjera. Përfshirë vetë Kosovën. Sidoqoftë, duke e parë gjënë në dinamikë, të jeni të sigurt që bëmë lëvizjet mundshme për të siguruar vaksinën. Vaksina kineze është qartësisht e suksesshme”./Pamfleti