Sport20 Gusht 2019, 14:33

Dortmundi frikësohet, mundohet të blindojë talentin e ekipit

Shkruar nga Pamfleti
Dortmundi frikësohet, mundohet të blindojë talentin e ekipit

Borusia Dortmundi e ka nisur mirë kampionatin në Gjermani, duke e fituar ndeshjen e parë me goleadë. Sakaq, merkatoja ende nuk është mbyllur, por nuk pritet që Dortmundi të bëjë blerje të tjera deri në fund, por vetëm rinovime.

Një nga futbollistët që mund të rinovojë, është Xhejdon Sanço i cili me fanellën e Dortmundit po shkëlqen. Sulmuesi i djathtë ka qenë ndër më të rëndësishmit sezonin e shkuar dhe u kthye në një objektiv për skuadrat më të mëdha në Premier Ligë, megjithatë ai preferoi të qëndronte në Gjermani.

Sanços i përfundon kontrata në vitin 2022 ndërkohë që verdhezinjtë synojnë që ta shtyjnë përfundimin e saj. Në drejtim të sulmuesit anglez, do të ketë edhe një rritje të konsiderueshme të pagës duke e bërë ndër më të paguarit në skuadër.

Sport Xhejdon Sancjo