Borusia e Dortmundit nuk arriti të shkonte më shumë se një barazim 1-1 ndaj Mainz në shtëpi.
Verdhezinjtë e mbyllën pjesën e parë 0-0 duke mos treguar shumë, ndërsa në të dytën u ndëshkuan nga një gol fantastik i Levin Oztunali. Ky i fundit ndërmori një aksion personal dhe me një gjuajtje të saktë e shkundi rrjetën në minutën e 57.
Vendasit reaguan me Meunier në minutën e 63. Ai gjuajti fort dhe shkundi rrjetën për 1-1. Rojs kishte mundësinë t’i jepte ekipit të tij 3 pikët, por nuk e arriti diçka të tillë. Gjermani gaboi duke humbur një penallti.
Në ndeshjet e tjera të Bundesligës, Leipzigu nga krahu tjetër nuk shfrytëzoi as ndalesën e Dortmundin e as të Leverkusenit. Ata barazuan 2-2 në fushën e Wolfsburgut.
Veder Bremen fitoi 2-0 ndaj Augsburgut. Rashica u rikthye në fushë pas dëmtimit, ai u fut në fushë në minutën e 90. Këlni e mbylli pa gola ndaj Hertha Berlinit, ashtu si Hofenheim-Arminia Bielefeld.