Anti-Mafia 3 Shtator 2019, 18:36

“Dosja 184” në Dibër, “hetohet” nga prokurore Kryemadhi e “kullës” së Monikës; burri 5 herë drejtor me PD-PS-L

Shkruar nga Pamfleti
“Dosja 184” në Dibër, “hetohet” nga prokurore

“Dosja 184” në Dibër, “hetohet” nga prokurore Kryemadhi e “kullës” së Monikës; burri 5 herë drejtor me PD-PS-LSI në… “vende lekësh”

Ndërsa prokurorin Rifat Kojku e ka në dorë “usta” Artan Lame, me legalizimin e 4 apartamenteve e 2 dyqaneve në Yzberisht-Tiranë; “shef Ulsi Manja është marrë me prokuroren Belina Kryemadhi, të cilës, pasi i ka kujtuar “Veting”-un; e ka “këshilluar” ta zvarrisë hetimin, deri pas inagurimit të “Rrugës së Arbrit”; ndaj dhe ky pazar, u çua të mbyllet në skutat e një prokurorie zone kufitare, ku de facto, “President, Kryetar Kuvendi, Kryeministër, Kryeprokuror, Kryetar Gjykate, Kryetar SHISH-i, Drejtor Policie, Prefekt, Kryetar Bashkie e… Kryetar “Veting”u”; është vetëm Ymer Lala, zbatuesi i skenarit të krimit të votave,  i autorizuar e financuar nga vetë kryeministri Rama dhe “zv/kryeministri” Tom Doshi

Pas deklaratës së kryeprokurores Arta Marku, të shkruar nga stafi “Fuga-Manja”, se gjoja për mungesë kompetencë, “Dosja nr. 184”, u transferua në Prokurorinë e Dibrës, me vendim të Prokurorit të Krimeve të Rënda, Klodian Braho; në datën 24 gusht 2019, redaksia “PAMFLETI”, paralajmëroi, se hetimi në Dibër, do t’i jepej prokurues Belina Zeneli dhe ndihmës Rifat Kojkut.

Me këtë transferim (shuarje), “shkencëtarja” e fushës juridike, Arta Marku, tentoi të na mbushte mendjen, se prokuroria e Dibrës, paska më shumë fuqi, eksperiencë e kompetenca se Prokuroria e Krimeve të Rënda; për të vënë në lëvizje Parlamentin dhe për thirrur e hetuar kryeministrin Rama, deputetët Gjiknuri, Manja, Qefalia etj;, për krimin: “Vjedhje, manipulim, falsifikim, blerje e dhunë administrative për marrje votash”

Këtë lojë qesharake e stil dredharak, të treshes Rama-Marku-Manja; të dalë boje me pazaret Berisha-Meta; shqiptarët nuk e gëlltitën; por loja qenka më thellë dhe po vazhdon atje mes maleve të Dibrës.

Sipas informacionit, banda e pushtetit, ku bën pjesë dhe kryeprokurorja Marku, nëpërmjet dibranit Ulsi Manja, “ka gjetur e lidhur telat” PD-PS-LSI, për të kaluar edhe këtë siklet të grupit “rilindja” pa asnjë shqetësim e pasojë për asnjë; siç me ndihmën e Ramës, janë kaluar pa asnjë ndëshkim siklete të rënda të grupit Berisha-Meta” e anasajelltas.

Hetimin e “Dosjes 184”, do ta drejtojë e relatojë prokurorja Belina Kryemadhi, bashkëshorte e një familjari të afërt të Monika Kryemadhit; “rastësi” kjo, që sipas disa të dhënave konkrete që disponojmë, duket sikur vjen “pak erë” pazar i nëndheshëm Rama-Meta, madje edhe Basha.

Konkretisht, përveçse pjestare e brendshme e “oxhakut” familjar të Monika Kryemadhit, prokurorja Belina Kryemadhi, që prezantohet me mbiemrin “Zeneli”; ka edhe dy motive të forta; për të bërë siç e ka urdhëruar Edi Rama dhe siç e ka “instruktuar” Ulsi Manja

Së pari, prokurorja Kryemadhi, nuk ka kaluar akoma në procesin e “Veting” dhe siç ia ka kujtuar Ulsi Manja “dibrançe”, ajo po deklaron në tavolina shoqesh, se nuk do sakrifikojë të iki nga puna, 11 vjet para daljes në pension (datëlindja 1968).

Së dyti, prokurore Kryemadhi, ia ka parë hajrin pushteteve të 3 partive, mbasi bashkëshorti i saj Premtim Kryemadhi, ka qenë 5 herë dhe është drejtor e drejtues i zgjedhur në pushtetin lokal të Dibrës, me disa paga paralele në pushtetin e PD-LSI, në pushtetin PS-LSI dhe tashmë në pushtetin e PS me “tepsi” vetëm.

Ja 4 poste shtetërore në “vende pune ku bëhen lekë”, që ka mbajtur e vazhdon të mbajë, bashkëshorti i prokurores Belina Kyemadhi, të cilën e kanë porsotur të “hetojë” bandën kryeministrore, parlamentare e policore “Rilindja”:

Nuk dimë, nëse prokurorja Kryemadhi, do zbatojë ligjin për hetimin e drejtë të kësaj dosjeje kriminale, me personazhe kryeministrin, 5 deputetë e 3 ish-ministra; por ka zëra që thonë, se në emër të Edi Ramës, shefit të burrit të saj Drejtor në Qarkun-Dibër; Ulsi Manja e ka “këshilluar”, që për hetimin të “konsultohet” me “beun” e Dibrës, Ymer Lala; dhe… ta zvarrisin 1-2 vite pas prerjes së shiritit të… “Rrugës së Arbrit”./Pamfleti

Anti-Mafia “Dosja 184” në Dibër “hetohet” nga prokurore Kryemadhi e “kullës” së Monikës; burri 5 herë drejtor me PD-PS-LSI në… “vende lekësh”