Dosja “BERISHA” \ Bullatoviç: Po, Sali Berisha pranoi ta thyenim embargon e OKB-së (VIDEO)

Dosja “BERISHA” \ Bullatoviç: Po, Sali Berisha pranoi ta thyenim embargon e OKB-së (VIDEO)

11 vite më vonë, vetë ish-Presidenti i Malit të zi, Momir Bullatovic, në një intervistë në karakterin e një rrëfimi, për kanalin malazes RTV Vijesti, do të pranonte për habinë tronditëse të gazetarit se bashkë me Sali Berishën e kanë thyer embargon e Organizatës së Kombeve të Bashkuara:

Sali Berisha me Momir Bullatoviç, 1993
Sali Berisha me Momir Bullatoviç, 1993

Momir Bullatovic: Unë  shkova  në  Shqipëri  dhe e luta Berishen ti mbyllte syte,  të fillonte afera, të thyheshin  sanksionet nderkombëtare, te perfitonim  para. Dhe e ngritëm sistemin . Shteti  ka pasë perfitime,të hyra të  mëdha. Dhe keto perfitime  janë të evidentuara. Une i kam në arshiven time.

Gazetari: Po ju a po kuptoni cfare  po thoni? Kjo eshte sikur t’i thoni një  njeriu: S’ka problem konsumo heroinë disa vite dhe mandej, do ta lesh. A e ndien ti veten pergjegjes? E me siguri qe e ndieni veten pergjegjes kur thoni se keni kontrabanduar , keni bërë afera  dhe këtë e keni ngritur në nivelin e punes shtetërore?! A e ndini veten pergjegjes per vendosjen e një situate joligjore, per krijimin e atij kapitali te piste fillestar i cili edhe sot po e mban rob Malin e Zi? Ky kapital i piste, dhe shumica po thone, se plotsisht i ka bere te pakuptueshme vlerat e sistemit shoqeror malazez…”

 

 Bullatoviç: Unë kisha nevojë për naftën… Isha i sigurt, që ai do ta pranojë

(minuta e 8.26 ne video):

te ofertën….

 “….. Unë kisha nevojë për naftën, dhe jo vetëm për kujtime të bukura të përbashkëta. Zyrtarisht kjo ishte formuluar në mënyrën si vijon: I parashtrova që të hiqet “perdja e hekurt”, e cila gjatë gjithë kohës mbulonte  tërë kufirin tonë. Duhej të zhvillohet bashkëpunimi ndërkufitar dhe t’i jepej mundësia njerëzve, që të takohen dhe të vizitojnë njëri – tjetrin. I kujtova që ka farefise të afërta, që nuk ishin parë për mbi gjysëm shekulli. Që të shkonte çdo gjë më thjeshtë, ishte e nevojshme që si njëra anë, ashtu dhe ana tjetër , të mbyllnin sytë gjatë zbatimit të rreptë të rregullave dhe që në tregtinë ndërkufitare të përfshihen edhe ato gjëra, që zakonisht nuk janë të përfshira. Atëhere përmenda dhe naftën, d.m.th. derivatet aq të nevojshme për ne.

“Zoti President, a kërkoni Ju që Shqipëria të shkeli sanksionet e Kombeve të Bashkuara ndaj vendit tuaj?” më pyeti ai.

 Duke qenë se bisedat regjistrohen (dhe sigurisht dhe janë përgjuar), kjo nënkuptohet, sepse hynte në korrektësinë diplomatike bazë. “Zoti na ruajtë,- u përgjigja i gatshëm. Vetëm propozoj që t’i respektoni në mënyrë të ngjashme, siç vepron p.sh. ish Republika Jugosllave e Maqedonisë. Nëqoftëse do të pranohet kjo që kërkoj unë, çdo qytetar i pjesës veriore të Shqipërisë mund të siguronte një fitim të mirë. Nuk është e vështirë që ta llogarisësh atë, nëqoftëse nisesh nga supozimi që është minimumi një pfening për litër”. E përsëris, këtë do ta bënin qytetarët dhe jo shteti, kështu që sanksionet formalisht do të respektoheshin…. Nuk ishte nevoja të vazhdoja. Ishte më mirë që disa argumenta të mos përmendeshin. Gjendja e atëhershme ekonomike në Shqipëri, nga pikëpamja jonë, ishte krejtësisht… shqiptare. Pjesa qendrore e shtetit, (mbështetja e pushtetit të presidentit Berisha), jetonte në sajë të ndihmës humanitare dhe donacioneve të varfëra. Pjesa jugore u mbështet tek Greqia, ku shumë persona punonin në mënyrë legale ose në të zezë. Rajoni verior i Shkodrës  nuk kishte perspektivë tjetër, përveç, në bazë të propozimit tim, t’i kushtohej tregtisë së naftës me Liqenin e Shkodrës. Sidoqoftë, unë e dija që edhe  ai e dinte këtë. Dhe, kjo ishte gjithçka! Thellë në vete isha i sigurt, që ai do ta pranonte ofertën….

E gjitha kjo është shkruar gjithashtu edhe në librin me kujtime të Momir Bullatovicit , “Rregullat e heshtjes” (Pravila Cutanja)

Shënim : E nëse ish Presidenti i Malit të Zi Bullatovic flet për tregti nafte mes njerëzve të të dyja anëve të kufirit , në fakt regjimi i kohës krijoi një kompani pranë Partisë Demokratike , me emrin “Shqiponja” , e cila kundrabandoi me miliona litra nafte në tankerat e luftës në Banja Luka. Njerëzit e thjeshtë që tregtonin me serberatorë të zgjeruar në të shumtën e rasteve ndëshkoheshin.

I ndodhur i zbuluar , pas deklaratave të tmerrshme që i errdhën si “rrufe në qiell të hapur” pikrërisht në vitin e parë të subdimit të tij të dytë , Sali Berisha u detyrua ta pranonte se e kishte thyer embargon. Kjo sjellje e tij , tërësisht kompromentuese u kalua thuajse në heshtje pasi opozita e kohës, Partia Socialiste  po merrej me veten e saj dhe njerëzit e rinj as që i bënin lidhjet me të shkuarën. As kush nuk e kryqëzoi Berishën për atë deklaratë të tmerrshme të pranimit me zë dhe me figurë të asaj që deri dje e kishte mohuar prerazi , akuzë për të cilën në shqipëri ishin burgosur edhe gazetarë.

   30 Nëntor 2006: Berisha pranon se  ka shkelur embargon e naftes të OKB-së

Sali Berisha: “Nëse i rikthehemi  viteve ’92-’96 do të gjeni në mënyrë të përsëritur deklaratat e mia ku unë nuk kam qënë  dakort me embargon e vendosur… Këtë e kam shprehur publikisht dhe nuk e kam fshehur. Unë nuk isha dakort, sepse Serbia furnizohej anije pas anijeje nga Danubi dhe, ndërsa këto vende i linte në acar, në Beograd nuk mungonte asgjë. Kjo ishte e vërteta e qendrimit tim. Këtë qëndrim unë e kam shprehur publikisht dhe për një qendrim, që unë e kam shprehur publikisht në atë kohë, unë kam qenë i sinqertë. Nuk them se nuk ka patur mospëlqime ndaj qendrimit të Shqipërisë, por në total OKB që mbikqyrte embargon arriti në përfundimin se ‚96 për qind e të gjitha ngarkesave me naftë e karburante të dërguara në Serbi ishin nga vende të tjera dhe vetëm 4 për qind i përkisnin asaj që rridhte nga Shqipëria. Nuk ka ekzistuar asnjë marrëveshje, por një qendrim i qartë i imi për këtë. Jam përpjekur të ndihmoj këto dy vende, por sa kanë përfituar ato nuk ishte puna ime, sepse nuk e kontrolloja unë territorin e tyre…”

Kontrabanda “patriotike” ?

 Disa vite më parë e vërteta e madhe e trafikut të karburanteve me Jugosllavinë në mesin e viteve ’90 u pranua nga goja e dy arkitektëve të saj kryesorë Bullatoviç e Berisha. Shqipëria ishte pjesë e kontrabandës së naftës me Malin e Zi dhe Serbinë, në një moment që ky territor ndodhej nën embargon e Kombeve të Bashkuara. E thënë ndryshe, në momentin kur ajo çka kishte mbetur nga Jugosllavia e Titos, kishte nisur të shpërbëhej duke lënë pas konflikte të përgjakshme etnike. Për shumë motive ende të vlefshme, kjo histori e errët që implikon hapur shtetin shqiptar të kohës, ka një peshë jo të vogël në zhvillimet shqiptare, brenda dhe jashtë Ballkanit.

 Në zhurmën mediatike që pasoi dëshmia e Bullatoviç, disa elemente megjithatë u lanë disi në hije. Fjala është për sfondin që ka shoqëruar, para dhe pas, vizitën e papritur-surprizë të presidentit malazez në Tiranë, e para në 44 vjet marrëdhënie problematike mes vendit tonë dhe Jugosllavisë. Ardhja në Tiranë e numrit dy të federatës mëngjesin e 15 shtatorit 1993, pa asnjë lajmërim e përgatitje paraprake, mban e gjitha erë. Ndoshta pikërisht era naftë embargoje, më shumë se gjithçka tjetër.

Nëse do të analizohej shkurtimisht sfondi i marrëdhënieve mes dy vendeve në fillimin e viteve ’90, do të shihet se heqja e autonomisë për Kosovën dhe forcimi i dorës së hekurt të Beogradit ndaj shqiptarëve në Jugosllavi i kishin përkeqësuar dukshëm marrëdhëniet ndërshtetërore në këtë periudhë. Tingëllon së paku e çuditshme dhe e pabazuar në realitetin në fjalë ardhja e një zyrtari kaq të lartë të Millosheviçit në Tiranë, ndërkohë që ky i fundit i kishte deklaruar prej kohësh serbëve në Fushë Kosovë që “të mos kenë më frikë”. Një deklaratë lufte, që shënoi preludin e tragjedisë kosovare.

Loading...

Loading...
WhatsApp Denonco tek Pamfleti