Dosja e “Peshkut Madh” që erdhi nga Greqia po trondit kupolën e shtetit: do të vidhet si dokumentet e Durrësit?

Një dosje shpuzë ka mbërritur nga Athina dhe vetëm pak ditë më parë është përkthyer zyrtarisht nga personi i autorizuar nga qeveria shqiptare dhe ajo greke për të certefikuar dokumentin.



Sipas burimeve të Pamfleti, bëhet fjalë për një material super i bujshëm që ka të bëjë me Escobarin e Ballkanit, Klemend Balilit. Është një material i drejtësisë greke, i cili ka të bëjë me një provë shumë të fortë tregon transferimin e parave të Balilit për llogari të njerëzve të fuqishëm.

Ndërkaq, vetëm dje Prokuroria e Krimeve të Rënda ka zgjatur edhe me tre muaj hetimet ndaj Klement Balilit. Dosja e re greke sapo ka mbërritur dhe ndodhet në duart e përkthyesit, i cili shumë shpejt do ta dorëzojë matrialin në Ministrinë e Drejtësisë.

Balili ka qenë një zyrtar i rëndësishëm i LSI-së dhe u emërua Drejtor Transportesh në Sarandë. Nipi i tij u zgjodh kryetar i Bashkisë së Delvinës nga LSI-ja në zgjedhjet vendore të vitit 2015. Hoteli i Escobarit, Santa Quaranta në Sarandë u inagurua me anë të një ceremonie të bujshme nga Ilir Meta, në atë kohë kryetar Kuvendi.

Dosja e ardhur nga Athina mendohet se është shumë e bujshme dhe organet e agjencive ligjzbatuese kanë frikë se do të vidhet siç ndodhi me materialet e Prokurorisë së Durrësit, që u vodhën dy herë. Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur më 9 dhjetor të vitit 2016 masën e sigurisë “arrest me burg” në mungesë për Klement Balilin.

Mbi të rëndojnë disa akuza si “trafikim narkotikësh në bashkëpunim”, krijimi dhe pjesëmarrja në grup kriminal” dhe “kryerje e veprave penale nga organizata kriminale”. Sipas Prokurorisë, kanë qenë shërbimet greke dhe DEA amerikane që hetuan organizatën kriminale ku bënte pjesë Balili dhe që merrej me trafik ndërkombëtar droge. Në përbërje të kësaj organizate ka pasur shtetas grekë, shqiptarë dhe bullgarë. Gjithashtu, dyshohet se organizata kriminale trafikonte me kamionë kanabis, heroinë dhe kokainë. Këta kamionë ishin në pronësi të disa kompanive me shtetas grekë.

Droga vinte kryesisht nga Turqia dhe kishte si synim tregjet e zeza të BE-së. Po kështu, gjatë këtij viti Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur të pranojë kërkesën e Prokurorisë për sekuestro preventive të pasurisë së Klement Balilit. Krimet e Rënda kanë sekuestruar hotelin gjigant “Santa Quaranta” në Sarandë, i cili rezulton të jetë nën pronësi të vëllait të Klement Balilit. Pamfleti/

error: Ndalohet ribotimi i artikullit! E drejta e autorit pamfleti.net.