Dosja e rëndë e koncensioneve në Shëndetësi/ Burg për Ilir Beqjen e Ardjana Llallën, bashkëshorten e Adriatik Llallës

Dosja e rëndë e koncensioneve në Shëndetësi/ Burg për Ilir Beqjen e Ardjana Llallën, bashkëshorten e Adriatik Llallës

Burg për Ilir Beqjen e Ardjana Llallën, bashkëshorten e Tik Llallës. 500 milionë euro abuzim me koncensionet në shëndetësi, ish kryeprokurori mbylli dosjen

Tashmë rruga për arrestimin e “Peshqve të mëdhenj” të korrupsionit në Shqipëri është thuajse e hapur plotësisht.

Ndryshimet më të fundit në Prokurorinë e Krimeve të rënda por dhe në prokuroritë e tjera kanë krijuar të gjitha kushtet që organi i akuzës të hetojë i qetë dosjet e mëdha të krimit dhe të korrupsionit dhe bashkë me gjyqësorin të fusë në burg përgjegjësit.

Pa rënë në përsëritje po marrin dosjen e radhës të korrupsionit në përmasa të jashtëzakonshme, atë të koncensioneve në Shëndetësi të ish ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqja. I cili nuk ka qënë i vetëm dhe pa mbrojtje ligjore në këtë ndërmarrje të “vështirë” të përvetësimit të miliona eurove të dhëna nga partnerët tanë ndërkombëtarë e që do paguhet një ditë nga xhepat e taksapaguesve shqiptarë.

Por ka pasur dhe mbrojtje politike Beqja në këtë vjedhje të përmasave epike. Mbrojtja politike dihet, ka qënë e kryeministrit Edi Rama, që e ka pasur dhe shok skuadre Beqajn kur luanin basketboll të dy në rininë e hershme. Ndërsa tani që është njëri kryeministër dhe tjetri ka qënë ministër Shëndetësie, e ka pasur “shok leku”.

Ndërkohë që mbrojtja ligjore që i përmendëm më sipër Ilir Beqjes i ka ardhur as më pak dhe as më shumë por nga ish kreu i Prokurorisë së Përgjithshme Adriatik Llalla.

Gjithkush mund të habitet me këtë fakt, duke parë përplasjet e forta mes mazhorancës dhe Adriatik Llallës gjatë gjithë kohës. Aq sa nuk mund ta rrokte një mendje e thjeshtë se këta janë ortakë biznesi dhe bëjnë gjasme zihen me njëri tjetrin apo akuzojnë njëri tjetrin, pavarësisht se kur prishen interesat sakrifikojnë edhe vëllanë, sidomos për para.

Por Adriatik Llalla, bashkëshorten e tij Arjana Llalla e ka pasur dhe e ka të punësuar në Institutin e Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor Parësor.

Adrjana është shefe saektori në këtë institut dhe të gjitha koncensionet që i përkisnin kësaj “zone” kanë kaluar nëpër dorën e saj.

Pra Ardjana Llalla ka qënë njeriu më i besuar i ish ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqja për të vjedhur paratë e koncensioneve në shëndetësi.

Ndaj asnjëherë Adriatik Llalla nuk e ka çuar në mendje të hetojë këtë dosje të rëndë, pasi do fuste në burg gruan e tij.

Por kjo nuk do të thotë se tashmë Ardjana Llalla ka shpëtuar, pasi dosja e koncensioneve po rihapet dhe po rihetohet për tu dërguar në prokurori.

Dosje që do dërgojë në burg ish ministrin e Shëndetësisë Ilir Beqja dhe vartësen e tij Adrjana Llalla.

As Llalla s’ka fuqi t’i mbrojë dhe as Rama s’ka fuqi dhe as dëshirë të sakrifikojë për ta.

Ndaj burgu tashmë është një fakt i kryer për Ilir Beqjen dhe Ardjana Llallën, është vetëm çështje kohe.

Dosja e rëndë e koncensioneve në Shëndetësi

Dosja e parë e ministrave që do të shqyrtohet nga drejtësia e re do të jetë ajo e ish ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqja. Vlera e abuzimeve të të cilit shkon tek 500 milionë dollarë. Të gjitha përmes koncesioneve, pa llogaritur abuzimeve e tjera.

86 milionë  kushton koncesioni i hemodializës, 100 milionë USD është koncesioni për sterilizimin e pajisjeve kirurgjikale, 145 milionë lekë ishte fondi limit për ilaçin e kancerit, hercepinën dhe 120 Milionë euro kushtoi tenderi për check-up”-in. Ku ka kontribuar drejpërdrejt dhe Adrjana Llalla, bashkëshortja e Adriatik Llallës.

Janë shumë para dhe abuzime, aq sa këto katër koncesione janë në prokurorinë e krimeve të rënda dhe janë nën hetim. Njëherësh janë dhe dosjet të tjera për koncensionet e Beqjes.

Po përmendim katër konncesionet më të “rënda” dhe ku është abuzuar më shumë.

Kështu Ministria e Shëndetësisë e drejtuar nga Ilir Beqja e shpalli “Evita sh.p.k” fituese të koncesionit për “shërbimin e hemodializës”.

“Evita” sh.p.k është një kompani produktesh farmaceutike me qendër në Tiranë, e themeluar më 14 maj 2013 në Qendrën Kombëtare të Regjistrimeve, QKR, me pronare të vetme Majlinda Fetiun dhe administratore Elona Saraçin, rezidente në Berat.

Koncesioni do të ketë afat 10-vjeçar me vlerë 8,6 miliardë lekë, të cilat do të mbulohen nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor Parësor.

Të dhënat e publikuara në APP tregojnë se në garën e koncesionit u përfshinë 9 kompani, tre prej të cilave u skualifikuan në fazën fillestare për shkak se nuk paraqitën ofertë.

Në kompaninë “Investital LLC”, e regjistruar në Prishtinë, Ilir Rrapaj zotëron 40 për qind të aksioneve të një bashkimi kompanish italiane, të cilat fituan tenderin për sterilizimin e pajisjeve kirurgjikale.

Pra kompania modeste e emigrantit shqiptar në Peruxhia të Italisë, Ilir Rrapaj fitoi 40% të kësaj kontrate, si pjesë e konsorciumit italian të udhëhequr nga “Servizi Italia”.

Ortakët e Rrapajt në konsorcium janë tri kompani nga rajoni i Umbrias, përfshirë “Servizi Italia”, e cila ka një eksperiencë 35 – 40-vjeçare në fushën e sterilizimit dhe mbetjeve spitalore, “Tecnosanimed” dhe “U.Jet S.r.l”.

Konkurrent në tender kanë qenë gjithashtu një grup tjetër operatorësh ekonomikë Italianë si:”S.S.I”, “Mario Gugliemo” dhe “Brema Ambiente”, të përfaqësuar nga kompania “Action Laundery” me qendër në Durrës.

Konsorciumi humbës pretendon që shpallja fitues e konsorciumit në të cilin Rrapaj ka shumicën e aksioneve është e paligjshme, pasi ai ka dhënë një ofertë që tejkalon fondin limit.

Ndërsa Check-Up, kontrolli shëndetësor për qytetarët e grupmoshës 40-65 vjeç do të ofrohet nga një kompani që tregton duhan dhe alkool.

Ndërkaq, kompanitë e skualifikuara nga gara ankohen për mungesë transparence në përllogaritjen e pikëve dhe çmimi i paketës për një person do të jetë 1650 lekë.

Ministria e Shëndetësisë, nëpërmjet një komisioni, ka shpallur si fitues të koncesionit me afat 10-vjeçar kompaninë “Marketing & Distribution” për të kryer “check-up”-in (kontrollin) e përgjithshëm për mbi 400 mijë shtetas shqiptarë.

Sipas buletinit të datës 27 tetor të vitit 2014 në Agjencinë e Prokurimit Publik rezulton se për këtë koncesion kanë shprehur interes kompanitë “Genius” sh.p.k, “Natural Pharma Europa”, “Pegasus” sh.p.k,  “Marketing & Distribution” dhe kompania “Proton” sh.p.k.

Një vit pas marrjes së detyrës, ish ministri Beqaj vendosi të modifikojë dokumentet e tenderit për barnat për sëmundjet tumorale, përfshirë edhe herceptinën.

Veprimi u kundërshtua fuqishëm nga të gjitha kompanitë farmaceutike.

Beqaj ka lëshuar edhe autorizimin e posaçëm për sigurimin e ilaçit antitumoral që përdoret në kimioterapi për kancerin e gjirit, herceptina. Fondi limit ishte 145 milionë lekë. Ajo ju dha dhe kompanive farmaceutike që pronarët i kishin në burg për mashtrime. Madje me raste të paprecedenta tenderi fitohej nga burgu me Ilir Beqjen.

Dhe në gjithë këtë ndërmarrje të “vështirë” të vjedhjes së lekut të shtetit, mbi 500 milionë euro, ish ministri Ilir Beqja ka pasur ndihmën dhe mbështetjen e gruas së ish kreut të Prokurorisë së Përgjithshme  Adriatik Llalla. Që ka qënë një marrierë e fuqishme për të mos u hetuar kjo dosje e rëndë.

Por Ilir Beqja ka pasur dhe mbështetjen politike të Ramës. Që gjithsesi tashmë në burg do të përfundojnë dhe Ilir Beqja dhe Adrjana Llalla. Edi Rama dhe Tik Llalla kanë hesape të tjera me drejtësinë./Pamfleti.com

Loading...

Loading...
WhatsApp Denonco tek Pamfleti