Aktualitet 3 Prill 2019, 11:19

Dosja e Saimir Tahirit në duart e 3 gjyqtarëve të Krimeve të Rënda, ja kush do vendosë për fatin e ish-ministrit (Emrat)

Shkruar nga Pamfleti
Dosja e Saimir Tahirit në duart e 3 gjyqtarëve të Krimeve të

Dosja e Saimir Tahirit në duart e 3 gjyqtarëve të Krimeve të Rënda, ja kush e ka në dorë fatin e ish-ministrit (Emrat)

Është përzgjedhur sot trupa gjykuese që do të shqyrtojë dosjen e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

Janë zgjedhur tre gjyqtarë nga Krimet e Rënda, të cilët do të kenë në dorë fatin e ish-ministrit, dhe që janë Ardit Mustafai, Flora Hajredinaj dhe Irena Gjoka.

Gjykata e Krimeve të Rënda rrëzoi më 26 mars kërkesën për pushim të çështjes dhe vendosi të dërgojë për gjykim ish-ministrin.

Tahiri do të përballet në gjyq me dy akuza, atë të trafikimit të narkotikëve të kryer në bashkëpunim  si dhe korrupsionin pasiv të funksionarëve të lartë shtetëror.

Aktualitet Gjyqi Saimir Tahiri