Dosja e zezë Berisha- Imami, trafik armësh, përgjime dhe vjedhje pronash

Dosja e zezë Berisha- Imami, trafik armësh, përgjime dhe vjedhje pronash

Berisha theu embargon e OKB duke trafikuar armë drejt Libisë në bashkëpunim me sekserë serbë, ngritja e Byrosë së Hetimit një emergjencë kombëtare

 



Ngritja e Byrosë Kombëtare të Hetimit, Prokurorisë së Posaçme dhe Gjykatës Speciale do të shënojë një pavarësi të dytë për Shqipërinë dhe shqiptarët. Jo pavarësi nga osmanët apo nazifashistët, por nga pushtuesit më famëkeqë, më të pamëshirshëm dhe shkatërrimtarë, që janë kokat e krimit dhe korrupsionit në Shqipëri.

Krimet njerëzore dhe ekonomike të elitës politike shqiptare janë të pafundme dhe e shtrirë në 28 vite. Po marrim një hark kohor për katër vitesh, 2009-2013, se çfarë i ka bërë politika ushtrisë shqiptare. E gjithë kjo veprimtari e zezë është bërë nën kujdesin e Sali Berishës, i cili ka përdorur Arben Imamin. Gjatë kësaj periudhe kohë janë tjetërsuar prona, janë kryer përgjime të paligjshme, janë shpërdorur para, janë trafikuar armë etj.

 

Tjetërsimi i 670 pronave të Ushtrisë

E justifikuar nën strategjinë e Planit të Përhapjes së Forcave të Armatosura, Ministria e Mbrojtjes, nën drejtimin e Arben Imamit, nxori në ankand plot 670 prona të saj, të cilat konsistojnë kryesisht në reparte ushtarake, ndërmarrje, shtëpi pushimi, apo objekte të tjera ushtarake, por që tani janë shndërruar në ndërtesa luksoze si; vila, pallate, hotele, apo resorte turistike etj. Një pjesë e këtyre pronave janë tjetërsuar nga lukunia e PD,

 

Skandali me ish-klubin Partizani

Ish-ministri i Mbrojtjes Arben Imami ka pranuar shitjen e 33 mijë metrave katrorë tokë të Ushtrisë në qendër të Tiranë. Deputeti socialist, Taulant Balla ka denoncuar i pari shitjen e ish-klubit të sportit Partizani, një sipërfaqe prej 33 mijë metrash katrorë, për një shumë pothuajse qesharake prej 100 milionë lekësh. Pronari i ri u bë pikërisht dhëndri i Sali Berishës, Jamarbër Malltezi. Pronarët e rinj të tokës ku ndodhen objektet e Ushtrisë, janë shpronësuar një herë nga Italia fashiste, e cila kishte planifikuar të ndërtonte një aeroport. Madje toka është blerë nga Sheqet Vërlaci dhe Jako Mane. Toka, nga Rr. E Kavajës deri tek Rr. Durrësit është blerë nga italianët dhe më pas ka kaluar në duart e shtetit.

 

Përgjimi i opozitës dhe ambasadorëve

Sali Berisha, njeriu që qahet sot se po i përgjojnë Lulzim Bashën, ka përdorur Shërbimin Informativ të Ushtrisë për përgjimin e kundërshtarëve politikë dhe të ambasadorëve të huaj në Tiranë. Pushteti i atëhershëm i Berishës nuk lejoi asnjë lloji hetimi për këtë çështje. Pajisja përgjuese ishte vendosur panë selisë së PS.

Kjo e fundit akuzoi Arben Imamin dhe ish-kreun e SHIU, Ylli Zyla për përgjime të paligjshme, pasi neni 8 i ligjit për përgjimet parashikon që vetëm Prokurori i Përgjithshëm ose, në mungesë të tij, prokurori i autorizuar prej tij, pas shqyrtimit të kërkesës me shkrim miraton ose refuzon kërkesën për përgjimin.

 

Trafiku i armëve dhe raporti-akuzë i OKB

Sali Berisha dhe Arben Imami kanë thyer embargon e vendosur nga Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, duke trafikuar armë drejt Libisë në bashkëpunim me sekserë serbë të kërkuar ndërkombëtarisht. Ky ishte konstatimi i raportit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara për trafikun e armëve.

Raporti i përgatitur nga një panel ekspertësh konstatoi se qeveria e Sali Berishë ka thyer embargon e OKB, duke dërguar armë në mënyrë të paligjshme drejt Libisë. Edhe mediat ndërkombëtare kanë faktuar në mënyrë sistematike trafikimin e armëve shqiptare në të gjitha kontinentet e planetit. Rrjeti i trafikut të armëve shqiptare, gjatë shtatë viteve të Berishës në pushtet, është shtrirë në të gjitha kontinentet. Armët shqiptare janë shfaqur në Libi, në Jemen, në Iran, Afganistan, në Meksikë dhe Kongo.

 

1 miliard lekë të Ushtrisë shkuan për fushatën e PD

Pas aseteve të Ushtrisë, Sali Berisha dhe Imami vunë në dispozicion të fushatës së PD edhe buxhetin e Forcave të Armatosura. Deputeti socialist, Erion Braçe, ka denoncuar një rast flagrant të përdorimit të mjeteve financiare nga ana e qeverisë për fushatën zgjedhore. Sipas tij, Arben Imami ka vënë në dispozicion të fushatës së PD-së 1 miliard lekë.

 

Angazhimi i Ushtrisë në zgjedhje

Forcat e Armatosura u angazhuan në shërbim të PD për të përmbysur zgjedhjet e 23 Qershorit, me qëllim që familja Berisha të riciklohej në pushtet për të ruajtur pasuritë e paligjshme nga drejtësia. Ushtria doli nga repartet dhe u angazhuar në zgjedhje, duke shënuar një precedent të rrezikshëm.

 

Shitja e 14 avionëve luftarakë

Arben Imami, me lejen e Sali Berishës, shiti pesë avionë të tipit Jak-18 për vetëm 11 milionë lekë. Pasi kaloi në duart e serbëve nëntë avionë luftarakë të tipit Mig 14, 15, 17, 19 dhe 21, me çmime po qesharake, Arben Imami nxori në ankand edhe avionët e fundit të mbetur nga koha e komunizmit.

Në emër të zhdukjes së mbeturinave të komunizmit, Imami shiti gjithçka për interesa të Berishës dhe të një klani të vogël në Ministrinë e Mbrojtjes. Imami përgatiti terrenin për t’i shitur mikut të tij, sekserit serb i kërkuar nga ndërkombëtarisht për trafik armësh, Sllobodan Tesiç, edhe dy anije dhe tre avionë luftarakë.

 

Skandali me taksat e helikopterit

Arben Imami shpenzoi miliarda lekë për reklama, por nuk pagoi taksat e helikopterit në doganë. Gjykata e Tiranës, lëshoi një urdhër ekzekutimi kundër Forcave Ajrore, të cilat rezulton se kanë “harruar” të paguajnë TVSH pranë Doganës së Rinasit për një nga helikopterët e blerë në Francë.

Dogana e Rinasit kishte kërkuar gjobë dhe sekuestër ndaj repartit të Rinasit, që ka porositur helikopterin Tip. AS 532 AL COUGAR ALB 3 MEDEVAC me S/N 2816 (me numër anësor 632) pa paguar TVSH sipas legjislacionit doganor në fuqi.

 

700 mijë dollarë reklama tek Klani

Spotet publicitare të Ministrisë së Mbrojtjes, kur drejtohej nga Arben Imami, të shfaqura në mediat pranë qeverisë, u kanë kushtuar taksapaguesve shqiptarë plot 700 mijë dollarë. 700 mijë dollarë ka shpërdoruar ministri i Mbrojtjes, Arben Imami, për të kënaqur klanet që atëhere i bënin fresk Berishës. Skandali nuk qëndron vetëm në faktit se reklama është dhënë me prokurim të drejtpërdrejt, pra pa garë, por se ministria po reklamon një punë të cilën e ka detyrim, për të cilën paguhet nga taksapaguesit./Pamfleti

 

 

 

error: Ndalohet ribotimi i artikullit! E drejta e autorit pamfleti.net.