Dosja hetimore/ Aluadin Malaj, “mal” me pasuri, të vëna edhe nga pazaret Doshi-Babasi, për pronën e Rovena Dilos

Dosja hetimore/ Aluadin Malaj, “mal” me pasuri, të vëna edhe nga pazaret Doshi-Babasi, për pronën e Rovena Dilos

Gati prangat dhe sekuestro, shefit pazarxhi të Shkëlqim Mirit, ish-kapobandës së gjykatës së Apelit, të vëna nëpërmjet shitjes së vendimeve, në pazare me 113 gjyqtarë të faktit e 93 prokurorë, pasuri që i ka shtuar me skemë pastrimi fiktiv parash, nëpërmjet pasurive të paluajtëshme, transakisoneve financiare dhe bizneseve hije

Grabitja me letra false hipoteke, noterësh, gjyqesh, bashkie dhe qeverie, e truallit objekt e biznes ligjor, në pronësi të trashëguar të Rovena Dilos, ndodhur në qendër të Tiranës, është një “shpat” nga “mali” i krimeve, të urdhëruar nga dy bataçkinjë e (pa)drejtësië shqiptare, Alaudin Malaj e Shkëlqim Miri, tutorët faktik të Gjykatës së Apelit Tiranë prej shumë vitesh, të lidhur në afera me botën e krimit, njeri në prag të burgut e sekuestros së pasurive gjigande, ndërsa tjetri në burg, për pasuri të kriminalizuara.

Skema e grabitjes, u bë me një vendim të paçavure e të pa zbatueshëm, të inskenuar, urdhëruar e firmosur nga Alaudin Malaj e Shkëlqim Miri, në pazar me Tom Doshin e Ndriçim Babasin, dy grabitësit e tokave, duke humbur aq shumë kontrollin nga babëzia dhe krimi ku ishin zhytur, sa iu vërsulën Rovena Dilos për “lirim sendi” (objekti, ndërkohë që objekt ligjor i padisë, ishte pasuria “Vreto”.

Pasi e zhvatën me letra false, me “blerje” 200 mijë euro, grabitësit Doshi e Babasi, duke paguar krimin e tyre, hipotekuan brenda 2 orësh pasurinë e vjedhur, me urdhër të “kapo-krimit” të bandës “rilindja”, ndërkohë që gjyqi, nuk ishte mbyllur as në shkallë të parë.

Pasi u hapën letrat e pista, të pazar-krimit të grabitjes së pronës “Vreto”, me bashkëpronare trashëguese e ligjore edhe Rovena Dilon, rezultoi se në këtë marrëveshje kundër pronës, kishin pjesë komanduese e përfituese edhe shefat e qeverisë, të cilë bënë lëvizjen për të fshehur krimin.

Dy banditët Doshi e Babasi, për të humbur gjurmët, nxituan dhe shitën letrat fiktive e false të pasurisë, tek sekseri i tyre Petrit Ismaili, i njohur si lolo i botës së krimit, që përdoret për të zhdukur e maskuar gjurmë pazaresh të pista, ndërkohë që ndalohej veprimi i akt-shitjes, mbasi çëshja ishte në proces gjyqësor, mirëpo suporti ishtë kupola e qeverisë.

Pronarët legjitimë, të braktisur e të shitur nga shteti kriminal i Tomëve e Babësëve, i kërkuan gjyqtarëve Ilir Mustafaji, Mimoza Kaja e Rezarta Balliu, sigurimin e padisë, me arsyetimin e mbështetur në ligj, mbasi prona, po tjetërsohej me akte fiktive, për të bërë më të lehtë grabitjen. Por edhe “trioja” Mustafaji-Kaja-Balliu, vazhduan “ison” e hajdutërisë shtetërore, duke mos e pranuar kërkesën e pronarëve legjitimë, me argumentin e turpshëm, se dy falsifikatorët, grabitësit, pengamrrësit dhe trafikantët Doshi-Babasi, “janë njerëz paqësor, që nuk përbëjnë rrezikshmëri për kryerje krimi të vjedhjes së tokës”.

Në vijim, do të publikojmë fakte skandaloze, dokumenta fasle, në lidhje me lejen e ndërtimit të kullës Rama-Doshi-Babasi, për projektin, për aktin e pronësisë e shumë falsitete të tjera me bazë krimin shtetëror, bërë në favor të Tom Doshit e Ndriçim Babasit, nga KRRT, studio projektuese e ligjore zyrtare në Shqipëri, në qeveri, në Bashkinë e Tiranës e deri në Itali, të paguara e të sjella nga banda Rama, Agaçi, Doshi, Babasi, Gjiknuri, Veliaj…/Pamfleti

Loading...

Loading...
WhatsApp Denonco tek Pamfleti