Dosja “Shullazi” dhe sëmundja e çuditshme në gju e prokurorit të çështjes Nakuçi

Dosja “Shullazi” dhe sëmundja e çuditshme në gju e prokurorit të çështjes Nakuçi

Ambasadori Donald Lu ngriti shqetesimin e bllokimit të procesit Shullazi një natë më parë në emisionin e Sokol Ballës, për prokurorët që nuk shkojnë në gjyq.



Njëri nga prokurorët e dosjes Shullazi, ka marrë një muaj leje e për këtë arsye edhe data 25 shtator pritet të jetë një dështim.

Në prag të shpalljes së pretencës që ishte planifikuar në datën 11 shtator, prokurori Nakuçi është larguar nga Shqipëria, me argumentin që ka probleme shëndetësore.

Madje prokurori është treguar aq i vemendshëm për të shmangur prezencën e tij në shtator edhe pse data e pretenës ishte planifikuar që në fund të korrikut, sa gjatë verës nuk ka marrë leje, në mënyrë që mos të jetë gjatë shpalljes së pretencës.

Nakuçi në këtë mënyrë ka braktisur dosjen, duke e lënë cështjen “Shullazi” jetim, edhe pse ishte në dijeni se prokurorja tjetër Elisabeta Ymeraj nuk ishte me pjesë e çështjes përsa kohë ajo u caktua në krye të prokurorisë së Tiranës e për këtë arsye duhet të jepte dorëheqjen nga përfaqësimi i akuzës.

Prokurori Nakuçi ka vendosur të bëjë kontrolle shëndetësore me arsyetimin e një kontrolli të gjurit jashtë vendit, edhe pse ai nuk ka shfaqur asnjëherë probleme të tilla gjatë kësaj kohe.

Në këto momente prokuroria e krimeve të rënda gjendet në vështirësi për çështjen Shullazi.

Në datën 11 gusht prokurori Besim Hajdarmataj u paraqit me autorizim si prokurori i radhës, por edhe ai kërkoi kohë për tu njohur me fashikujt.

Në këtë situatë, Donika Prela siç duket ka evituar hedhjen e shortit  duke qenë se prokurorët e krimeve të rënda nuk duan të marrin pjesë në këtë çështje e për pasojë nuk duan të përballen me Shullazin.

Askush nuk ka nisur verifikime se përse u shmang shorti për zëvendësimin e prokurorëve.

Por kjo mbetet për tu sqaruar nga Donika Prela dhe zëvendësuesi i saj Gentian Osmani.

Deri tani një gjë ështe e sigurtë, prokurorët e krimeve të rënda i bëjnë bisht çështjes Shullazi./Pamfleti