Dosja e zezë24 Maj 2024, 11:31

1 ambasador amerikan po vjen dhe 3 mafiozë po ikin

Shkruar nga Sokol Pepushaj
1 ambasador amerikan po vjen dhe 3 mafiozë po ikin
David Kostelançik /

Kështu betohen këta, se sëmundja 34 vjeçare është e gënjeshtërt, se SPAK-un nuk na e solli Amerika me avion, por na e “lindi” Edi Rama në inkubatorin e inkuizicionit inkurajues, për të mbajtur gjallë besnikërinë ndaj “biblës” së hajdutëve tanë...

3 kokat e krimit, janë me dhimbje koke, ndoshta edhe pse Aleksandër Soros, nuk po e ndalon dot vrullin e Presidentit Donald Trump drej Shtëpisë së Bardhë, as nuk po i siguron se ambasadori i ri David Kostelançik, do ngrejë pantallonat pak mbi gju e do futet në ujërat e zeza të kërkojë ‘thembrën’ e Sali Berishës.

As Yuri Kim nuk ja gjeti “thembrën” Saliut, as peshqit e mëdhenj nuk i zuri, as Like Floririt nuk ja këputi zinxhirët e tankut rus, as Bablokut nuk ja preu kokën e të na bënte dëshmor të korrupsionit global, ku sot vrasësit me pagesë të mos luteshin në derë të Altin Dumanit që këta e kanë “vrarë”, por tek varri i 3 trimave antiamerikanë.

Sot kriminelët tanë, nuk do të shkonin me miliona dollarë në procesionin 34 vjeçar, të qajnë bashkë me prokurorë, hetues e gjykatës për aksidentin që i zuri, për të bërë nga dy vjet burg për shefin e madh, por me tufa lulesh tek varri i komandantit dhe kështu, ekonomisë sonë, do i kushtonin më pak shfaqjet teatrale të mafies.

Pastaj këta, edhe në burg duan jetë luksi, internet, skuadra që i komandojnë, të bëjnë lista deputësh, ministrash e të orientojnë investimet strategjike. 

Edhe konfliktet fals mes Non Gratës, Like Floririt dhe Bablokut, jo vetëm kanë kosto ekonomike, por edhe sëmundje astrologjike.

Kështu betohen këta, se sëmundja 34 vjeçare është e gënjeshtërt, se SPAK-un nuk na e solli Amerika me avion, por na e “lindi” Edi Rama në inkubatorin e inkuizicionit inkurajues, për të mbajtur gjallë besnikërinë ndaj “biblës” së hajdutëve tanë.

Këta ngjajnë me gjarpërinjtë para breshërit që nuk ka rënë ende.

E ndjejnë qametin dhe nisen për tek gëmushat.

Rrugës i bëjnë kollare njëri-tjetrit, duke u shtyrë, se udha për të dalë në Rinas për të pritur ambasadorin e ri është e ngushtë, e fshatarët janë syhapur, do i hapë dritaret e besimit tek Amerika, apo edhe ky si të tjerët, do të përqafohet me kryehajdutin Edi Rama.

Që ambasadori mund të vijë këtej pikërisht ditën që Sali Berishës i mbarojnë ditët, i digjet mandati i deputetit, është gjuajtje peshku në cekëtinë.  

Pak më thellë presin shqiptarët të peshkohet.

Seksioni i sekserëve, do të porositë lajme tek miqtë gazetar që paguhen nga mafia, por ne si fillim, duam të besojmë se të tërë duhet të dridhen, se akuzave tona të përditshme kanë ngjitur fort se 1 ambasador amerikan po vjen dhe 3 hajdutë trima po ikin./Pamfleti

1 ambasador amerikan 3 mafiozë david kostelancik