Editorial20 Qershor 2024, 13:21

2 ‘Idhujt’ dhe 2 ‘Djajtë’ e Yuri Kim

Shkruar nga Sokol Pepushaj
2 ‘Idhujt’ dhe 2 ‘Djajtë’ e Yuri Kim
Meta, Rama, Basha dhe Berisha /

4 antiamerikanëve e antishqiptarëve, u ka rënë besimi, ose siç themi këtej në fshat, u janë ‘lagur puplat’...

Ambasadorja Yuri Kim, i ndau 4 hajdutët tanë. Dhe mirë bëri që i ngatërroi mes vetes. 2 i mbajti afër për ‘idhuj’ që të “vrasin” 2 të tjerët për ‘djaj’?

Por punët precipituan, presje këtu e presje atje. Askush nuk i vuri pikë një pune.

Stërhelli i gjatë i bëri premtimet skrap.

Sapo ambasadorja Kim u largua, duke na lënë më keq se na gjeti, njëri ‘Idhull’ ju shemb duke dalë nga shpirti i vdekur i ‘Djallit’ Sali Berisha, tjetri duke hyrë në dhomën Nr. 4 të pushtetit, dhëmb për dhëmb me frymën e keqe të Ilir Metës që ka formulën magjike të hajdutërisë, edhe me të majtën edhe me të djathtën. 

Lulzim Basha pa vulë, pa publik që e voton, por me mbështetje amerikane; Edi Rama, me vulën e epokës së trysnisë dhe hajdutërisë, por pa përkrahje apo mbështetëse “American brand”, janë sot e gjithë ditën dhimbje koke jo vetëm për mafien ballkanike, por edhe për macet e fshatit tonë, që ishin mësuar të kapin minj të majmë e ti fshehin poshtë tavolinës së ngrënies, sa herë diplomatët u binin me lugë kokës për të dalë për gjah.

Gjatoja është bërë gjakatar, deputetët e tij paguajnë vrasje, Luli gjysmë gjemb e gjysmë gjel.

Luli, si Yll në ngjitje, u rrëzua nga Sali Berisha me ndihmën e Edi Ramës dhe Gjykatës së Apelit, por fatmirësisht akoma nuk ka rënë në burg për pasuritë apo lobimet në Amerikë me para ruse.

Ende si deputet del e jep sihariqin e fitores, se Amerika e mban në pëllëmbë të dorës.

Pak ditë më parë, kur ishte Yll mbi ballkon të Saliut, u premtoi shqiptarëve edhe heqjen e vizave me Amerikën, pa e ditur se Saliu dhe Edi, i kishin hequr spinën e përhimtë nga priza amerikane.

4 antiamerikanëve e antishqiptarëve, u ka rënë besimi, ose siç themi këtej në fshat, u janë ‘lagur puplat’.

2, pasi u vranë po ngjallen, 2, pasi u shembën e u shëmtuan, po kërkojnë kishë ku të falen e të prehen, për gjithë jetën.

Kot nuk i ndau 2 me 2 ambasadorja.

Saliu dhe Iliri, të përulur dhe me kokën poshtë për të shkuarën e zezë, vazhdojnë rrugën e antikorrupsionit nëpër re të dendura, ku kërkojnë të ardhme të bardhë.

Luli dhe Edi, me kokën lart e duart në “gji” të pasurive të shqiptarëve, po përpiqen për të dalë nga “kulla e ngujimit”.

Aty në kullë, Luli pret ndihmën e shpejtë nga Yuri Kim.

Një “paketë” ja solli vetë Drejtori për Evropën Qendrore dhe Lindore i Institutit Demokratik Amerikan NDI, z. Robert Benjamin.

Mirë bëri që lajmi i përkrahjes amerikane për Lulin u bë flamur paqeje e ndihme, se për ‘nur të Allahut’, punët nuk janë mirë këtej, se secilin hajdut e kemi me fraktura dhe të shëmtuar.     

Kanë rënë në “gjak” me demokracinë, sa nuk dalin as në kullosë pa u gjuajtur me sfurk nga skllevërit që u është bërë mëndja top, se 2 Idhujt dhe 2 Djajtë e Yuri Kim, janë një substancë, një subjekt, dhe as Dreqit nuk i duhen veç e veç, por si objekt.

Edhe Hadi e di se “object head” është hajduti i gjatë, ky që ende e mban hundën lart./Pamfleti

2 idhuj 2 djaj yuri kim