Dosja e zezë 6 Maj 2024, 11:35

A është Baba Mondi, “kapteri” që po fsheh pronat e vjedhura të “gjeneralit” Ilir Meta?

Shkruar nga Pamfleti
A është Baba Mondi, “kapteri” që po fsheh pronat e
Ilir Meta dhe baba Mondi /

Krye bektashiu Edmond Brahimaj, që duhet të merret vetëm me punët e Zotit, po përdoret si “tespie” në duart e Ilir Metës, krye batakçiut të politikës e pushtetit, që ka zhvatur pasuritë e financat kombëtare dhe ka mëkatuar duke porositur vrasje me pagesë...

Lidhjet me Edmond Brahimajn, nuk u bë për motivin se Ilir Meta është bektashi i devotshëm; por për ta përdorur Baba Mondin, si “mashë” dhe maskë për grabitjen e tokave, që i ka vënë syrin në Tiranë, Elbasan, Korçë, Vlorë, Fier, Sarandë, Delvinë e përgjatë bregdetit jugor.

Këtë synim e dëshmon dhe fakti, që nga tetori 2009 kur u emërua zv/kryeministër, ministër i Jashtëm e ministër Ekonomie dhe deri në muajin shkurt 2011, Ilir Meta kishte tentuar edhe me presion, të përdorte Krye-gjyshin Haxhi Dede Reshat Bardhi, për grabitjen e afro 1700 hektarë toka, me dokumente të falsifikuara si gjoja toka të Gjyshatës në Shqipëri.

Madje në funksion të këtij qëllimi, Ilir Meta në pushtet me Sali Berishën, emëroi të besuarit e tij, drejtor të LSI në komisionin e kthimit të pronave, arkiva e hipotekat Tiranë, Shkodër, Elbasan, Korçë, Fier, Vlorë, Sarandë ku  kishte piketuar tokat që do grabiste.

Por Haxhi Dede Reshat Bardhi, refuzoi të bëhej pjesë e mëkatit të mashtrimit, falsifikimit e grabitjes së tokave të pronarëve legjitimë e të shtetit; nxitje e presion, për të cilin i dërgoi informacion konfidencial institucioneve të shtetit, por pas refuzimit e ankesës, vdiq më 2 prill 2011.

Më 11 qershor 2011, në vend të tij u emërua ish-oficeri i xhenjos, Edmond Brahimaj, me të cilin  krijoi lidhje të fortë Ilir Meta; madje doli duke trazuar ashuren e parë pasi u bë “Haxhi Dede”, dhe menjëherë nisën ofensivën për grabitjen e tokave, nën maskën  e pronësive të Gjyshatës Shqiptare.

E nisën sulmin në shtator 2011, për të marrë 210 hektarë toka, pyje e vijë bregdetare në Delvinë, Sarandë, Borsh, Himarë e Vlorë, duke paraqitur nëpër gjyqe tapi të falsifikuara të viteve 1890-1912 e vitit 1945, të lëshuar nga drejtorët e LSI në arkiva e prefektura, kur historikisht ato toka kanë qenë pronë të shtetit e familjeve të pasura të jugut.

Falsifikimet e tapive nga grupi “Baba Mondi- Ilir Meta”, të firmosura nga drejtorët e LSI, u vërtetuan me ekspertimet që bëri prokuroria, për llogari të ish-pronarëve e Avokaturës së Shtetit.

Dhe në Elbasan, Ilir Meta i vuri syrin 110 ha park, që njihet si Kurorë e Gjelbër përballë qytetit, duke përdorur Baba Mondin, që ka paraqitur tapi e dokumente false në emër krye-gjyshatës.

Për 200 hektarë tokë në Tiranë, Durrës e Vlorë, Agjencia Qendrore e Kthim- Kompensimit të Pronave lëshoi dokumente false, mbështetur me vendime nga gjyqtari i famshëm Agron Zhukri, i vulës së Saliut, i cili ka lejuar që Baba Mondi të vazhdojë procedurat e kthimit të këtyre pronave.

Kjo histori falsifikimesh, është përsëritur për 9170 m2 pemëtore, 720 m2 truall e për 59.4 hektarë sipërfaqe Reparti Ushtarak “101-K” në Elbasan dhe për 17.6 hektarë në Gramsh; ndërsa më 2 gusht 2015, Baba Mondi deklaroi në media, se ka 60 gjyqe në proces e tani ka 85 çështje gjyqësore tokash, të cilët nuk është rastësi që ia përfaqësojnë avokatë të lidhur me Ilir Metën.

Saktësojmë, se 6 muaj pasi Ilir Meta u emërua Kryetar Kuvendi, Gjyshatës së Shqipërisë, iu dhanë si kompensim 40 hektarë toka shtetërore në Sarandë, Vlorë e zonën jugore; 36 hektarë prej të cilave u janë dhënë biznesmenëve, ndërtuesve ndërtues e personave të lidhur me Ilir Metën.

Këto kontrata, janë firmosur nga sekretari dhe 3 anëtarë kryesie të Gjyshatës që janë nga Skrapari e të afërm të Ilir Metës; kontrata të cilat, Baba Mondi nuk i ka bërë publike në faqen e zyrtare të Kryegjyshatës, fakte që prokuroria ka detyrim t’i hetojë, në lidhje me ligjshmërinë e tyre.

Ndërsa si krye-bektashi, Edmond Brahimaj që është betuar të merret vetëm me punët e Zotit, po përdoret si “tespie” në duart e Ilir Metës, krye batakçiut të politikës e pushtetit, që ka zhvatur pasuritë e financat  kombëtare dhe ka mëkatuar duke porositur vrasje me pagesë./Pamfleti

ilir meta baba mondi pronat e vjedhura kapterri gjenerali