Dosja e zezë25 Shtator 2023, 15:04

Aktrimi qesharak i Sali Berishës për minimumin jetik, kur bashkë me Bablokun votoi rritjen e pagës së tij sa 40 pensione

Shkruar nga Pamfleti
Aktrimi qesharak i Sali Berishës për minimumin jetik, kur bashkë
Sali Berisha dhe Edi Rama

Profil i kameleonit, i krye-batakçiut të tranzicionit, që i është ngjitur opozitës, vendit e popullit si “m... pas këpucës”...

Prej 1 muaji, kameleoni Sali Berisha, po kundërshton projekt-ligjin e rritjes së pagave të gjyqtarëve të Kushtetueses, duke aktruar sikur i dhimbsen qytetarët e varfër dhe përmend një krahasim pabarazie social-financiare e një mohim të drejte jetike:

1. Saliu bën këtë krahasim: pagat e reja të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, do jenë sa 65 pensione minimale, ose sa 40 pensione mesatare në qytet.

2. Me thirrje e propagandë në parlament dhe nëpërmjet deputetëve të foltores me draft, Saliu po kërkon të miratohet minimumit jetik në vlerën 200 Euro në muaj, për çdo qytetar pa të ardhura.

Krahasimi mes pagave të gjyqtarëve të Kushtetueses dhe pensioneve minimale e mesatare me diferencë 40-60 herë më shumë, është realitet i dhimbshëm dhe i turpshëm, për një vend të varfër e me drejtësi të degraduar si Shqipëria.

Po kështu, kërkesa për të vendosur urgjent minimumin jetik, është shumë e drejtë dhe jemi të vetmit, në 6 vendet e rajonit jashtë BE që nuk e kemi vendosur.

Por përpara se Saliu të bëjë krahasimin e pabarazisë së thellë, në trajtimin social-financiar midis shtetarëve e pensionistëve, duhet të thotë se përse para 5 muajsh, bashkë me deputetet e foltores dhe të PS e Edi Ramën në krye, votoi ligjin për pagat e deputetëve sa 40 pensione minimale, përveç shpërblimeve 1.6 milionë lekë shtesë në muaj.

P.sh., Sali Berishës e krejt deputetëve, me rritjen e muajit prill 2023, paga bazë mujore e është bërë 3.2 milionë lekë, ose dyfishin e pagës që kishin më parë, si dhe 1% shtesë për çdo vit vjetërsi pune, por jo më shumë se 20%, që sipas llogarisë Saliut i shkon 3.8 milionë lekë në muaj.

Por Saliu, nuk i krahason pensionet e qytetarëve, as me bonusin ushqimor 700 mijë lekë në muaj, që i jep parlamenti e është sa 9 pensione minimale në qytet.

As me bonusin 400 mijë lekë naftë që është sa 4 pensione; me bonusin 170 mijë lekë telefon që sa 1 pension mesatar dhe 300 mijë lekë fjetje në hotel, që është sa 10 ndihma ekonomike.

Sjellje prej kameleoni, është dhe nisma e Saliut për miratimin e minimumit jetik, mbasi sipas arkivës së qeverisë dhe punimeve të parlamentit nga viti 1988 e deri sot, është ky tregues mashtrimi, talljeje e shpërfilljeje të qytetarëve.

Gjatë viteve 1997-2005 që ishte në opozitë, Sali Berisha e paraqiti 8 herë projekt-ligjin te qeveritë, por pas pazareve me Nanon, ai e linte në heshtje dhe nuk bëri asnjë protestë për të.

Gjatë pushtetit 2005-2013, grupi parlamentar i PS në opozitë; e paraqiti 11 herë projekt-ligjin për miratimin e minimumit jetik në vlerën 170 Euro në muaj, por qeveria e Saliut dhe mazhoranca e PD, nuk e futën asnjëherë në rendin e ditës të parlamentit.

Katër herë gjatë pushtetit të Saliut, projekt-kërkesa për vendosjen e minimumit jetik, u paraqit dhe nga Prof. Dr. Ilia Telo e Kiço Ziso, ekspertë në Institutin e Studimeve Sociale, por në vend të miratohej minimumi, dy profesorët u hoqën nga puna.

As në 8 vite opozitë pa u shpallur “non grata”, nuk e përmendi minimumin jetik, ndërsa tani që ëndërron të krijojë shkëndijë proteste te të varfrit, “sheiku” Sali Berisha po aktron sikur “qan” për pensionet e ulëta dhe mungesën e minimumit jetik, i cili është i domosdoshëm e urgjent.

Pa asnjë dyshim, që projekt-ligji për bërjen 7 milionë lekë të pagave të parazitëve e pazarxhinjve të Gjykatës Kushtetuese, është çmenduri dhe aferë e Edi Ramës, për të garantuar kapjen e drejtësisë sipërore, për të mos i rrëzuar asnjë ligj e vendim mafioz./Pamfleti

aktrimi qesharak sali berisha minimumi jetik