Dosja e zezë17 Prill 2024, 12:30

Krimet e Ilir Metës në kodikët e Yuri Kim

Shkruar nga Sokol Pepushaj
Krimet e Ilir Metës në kodikët e Yuri Kim
Ilir Meta dhe Yuri Kim

Sapo Yuri Kim i shkëputi sisën e Bablokut, pasi Saliu ka shterruar nga gjinjtë, jodi mbi plagët e kodikut që po ç’kodon Altin Dumani, është Monika.

Në historinë e artit diplomatik dhe ekonomik, fshati ynë njeh dy kulme fizike të kimisë organike.

Një tip Kimeteje që jetoi tre vjet e ca në fshatin tonë e na la të shkruar një kodik vetëm për amerikanologun prej Dibre Altin Dumani, dhe një monstër si Ilir Meta që ka 30 e ca vite që ngjitet lart e më lart nëpër muret e kështjellës së krimit, e askush nuk ja deshifron magjinë e të bërit pasuri biblike me rrogë diabetike.

Kimetja, sapo u idhnua me Sali Berishën, u bë ambasadore e Edi Ramës.

Këtë nuk do guxonim as ta mendojmë, nëse kryeministri nuk do të ekzaminonte copëza hieroglifësh me agjentologun e FBI-së Charles McGonigal, i cili, sipas mitologjisë së Surrelit, pati jetë të shkurtër e plot suksese.

Miku i besës dhe armëve të Sali Berishës dhe Edi Ramës, që futet në kanalet e historisë sonë herë si Shën Thoma mitologjik, e herë si mit i metropolit të meteorëve të mafies, ka drejtuar me sukses, të gjitha ekspeditat antiamerikane nga Azia në Afrikë, Antarktida në Australi dhe Europa në Amerikë.

Në çdo rrotacion politik, Likja u bë rrotë karroce për të penguar shtetin ligjor.

Ka endur enigma, sa Altin Dumani, ende jeton si murg mbi hieroglifë.

Kodiku më i pasur vlerësohet ai i ambasadores Yuri Kim.

Ende nuk kuptohen lidhjet e mafies me Charles McGonigal, Edi Ramën, Aleksandër Soros, Tony Blair-n, kinezët, turqit e rusët, por ama, gjithë arkeologjia e aktivitetit e njërit nga 4 Klanet Mafioze që thuhet se e drejton Ilir Meta, ka kaluar nga pergamenët diplomatik, në letër për fshatarët.

Duke shkëputur vetëm një fletë nga Palimpsesti që Edi Rama gërvisht e Altin Dumani pastron, lexon qartë pasuritë e Ilir Metës, nga Kopliku në Konispol, resortet nga Velipoja në Ksamil, dhe paratë nga Tirana në Amerikën Jugore.

Sapo Yuri Kim i shkëputi sisën e Bablokut, pasi Saliu ka shterruar nga gjinjtë, jodi mbi plagët e kodikut që po ç’kodon Altin Dumani, është Monika.

Monikën le ta mjelë Dumani, mjafton që ky të qëllojë edhe me sallake në shenjë, të vrasin lajmin dhe kundërshtarët potencialë.

Përtej ç’shkruajmë ne apo mendojnë fshatarët, Ciklopi nuk e shpjegon dot prognozën as në debatet e porositura televizive, sa duhet të presim vetëm ditën e arrestimit të ish Presidentit Sheik.

Teqeja ku predikohen teoritë antiamerikane, nuk ka librari fare.

E ka djegur padurimi, e sot pritet vetëm se si Altin Dumani do të deshifrojë krimet e Ilir Metës në kodikët e Yuri Kim./Pamfleti

krime ilir meta yuri kim kodike