Dosja e zezë15 Maj 2024, 10:47

Guvernatori i Mafies, Gent Sejko, autorizon gruan e Arben Krajës për kontakte me SPAK në hetimin e bandës së mikro-kredive

Shkruar nga Pamfleti
Guvernatori i Mafies, Gent Sejko, autorizon gruan e Arben Krajës për
Gent Sejko dhe Arben Kraja /

Mos ndodhtë, që hetimi i dosjes së Bankës së Shtetit dhe mikro-kredive, të bëhet nga Arben Kraja që ka gruan shefe të tyre në Bankën e Shtetit; ose nga prokurorja e SPAK, Doloreza Musabelliu, që ka burrin Genci Duraj, noter-falsifikator të bandës së mikro-kredive e grupit Ibro-Meskuti-Sejko...

Guvernatori i Bankës së Shtetit, Gent Sejko, që është përfshirë personalisht e familjarisht në grupin e strukturuar kriminal të mikro-kredive, ka bërë një marifet për t’i shpëtuar përballjes me hetimin që ka nisur SPAK ndaj tij, gruas e kunatit dhe disa vartësve.

Me Shkresë Nr. 2118, datë 15 prill 2024, guvernatorit Gent Sejko, iu kërkua informacion, lidhur me licencimin dhe aktivitetin e agjencisë “Micro Credit Albania”, në funksion të hetimit për krimin e mashtrimit dhe vjedhjes së mijëra qytetarëve nëpërmjet kredive false.

Megjithëse informacioni iu kërkua Gent Sejkos, ky, me Shkresë Nr. 1738, datë 19 prill 2024, i dërgoi informacion SPAK-ut, nëpërmjet Zv/guvernatores së Dytë, Natasha Mehmetaj, për të krijuar mendimin, se gjoja ai nuk ka dijeni dhe kompetencë për krimin e mikro- kredive.

Por sipas hetimit të Prokurorisë së Tiranës, që tashmë ka kaluar në SPAK, rezulton se guvernatori Gent Sejko, bashkëshortja Elona Sejko (Gjipali) dhe vëllai i saj Elton Gjipali, janë të përfshirë plotësisht në aktivitetin kriminal të agjencisë “Micro Credit Albania”, që është licencuar, lejohet e mbrohet prej tij.

Pas informacionit të mangët e të rremë që dërgoi në SPAK, guvernatorit Gent Sejko i është kërkuar bashkëpunim para-hetimor, si titullar institucioni që ka kompetencë e përgjegjësi direkt, për licencimin, mbikëqyrjen dhe masat ndaj agjencive të mikro-kredive.

Por guvernatori Gent Sejko, i është shmangur përsëri komunikimit  shkresor e informues me SPAK-un, duke sajuar dhe përdorur një marifet intimidues ndaj SPAK-ut, për t’i shpëtuar pezullimit nga detyra dhe hetimit.

Ai ka autorizuar vartësen Gladiola Kraja, për komunikimin me SPAK-un, për të hartuar, sqaruar dhe dërguar informacionin administrativ që kërkohet paraprakisht nga SPAK, lidhur me veprimet dhe mos veprimet e Bankës së Shtetit, ndaj veprimtarisë kriminale të agjencisë “Micro Credit Alabania” dhe rrjetit të drejtuar prej saj.

Saktësojmë, se Gladiola Kraja është gruaja e ish drejtuesit të SPAK, Arben Kraja, me detyrë Shefe Sektori në Bankën e Shtetit për operacionet financiare të agjencive micro- kredi me pagë mujore 2.5 milionë lekë.

Prandaj guvernatori Gentian Sejko e autorizoi gruan e Arben Krajës si person kontakti me SPAK-un, duke e ditur që dhe ajo ka përgjegjësi administrative e penale në krimin e mikro-kredive, në mos si e përfshirë, si lejuese e veprimtarisë së tyre.

Pra, Gent Sejko dhe ata me të cilët ka krijuar piramidën mafioze të mikro-kredive edhe bashkë me familjarët e tij, kanë sajuar marifetin e përdorimit të gruas së ish-drejtuesit të SPAK.

Mos ndodhtë, që  hetimi i dosjes së Bankës së Shtetit dhe mikro-kredive, të bëhet nga Arben Kraja që ka gruan shefe të tyre në Bankën e Shtetit; ose nga prokurorja e SPAK, Doloreza Musabelliu, që ka burrin Genci Duraj, noter-falsifikator të bandës së mikro-kredive e grupit Ibro-Meskuti- Sejko./Pamfleti

banda e mikro kredive gent sejko arben kraja spak