Dosja e zezë16 Maj 2024, 10:29

Kalon vettingun fshehurazi, krye polici Rebani Jaupi; pjesë e grupit “Metamorfoza Sky” me Pëllumb Gjokën dhe Oltion Bistrin

Shkruar nga Pamfleti
Kalon vettingun fshehurazi, krye polici Rebani Jaupi; pjesë e grupit
Rebani Jaupi /

Trafikanti Pëllumb Gjoka dhe Shefi Operacionales, Oltion Bistri, u arrestuan më 27 korrik 2023 dhe u janë sekuestruar pasuritë, ndërsa krye polici Rebani Jaupi, jo vetëm që nuk po hetohet nga SPAK e po gëzon pasuritë, por nuk u pyet as nga trupa e vettingut e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore dhe u la në detyrë...

Vettingu në Policinë e Shtetit, po rezulton show e falsitet, duke lënë brenda strukturave e në detyra të larta, drejtuesit që duhet të largohen për lidhje me krimin, dështime e pasuri të paligjshme.

Në këtë kontigjent, që po kalon vettingun me preferenca klienteliste e lidhje partiake është dhe Rebani Jaupi, aktualisht Drejtor i Sigurisë Publike në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë, ish-drejtues policie në Durrës, Berat, Elbasan e Tiranë.

Sipas analizave dhe raporteve të partnerëve, rezulton se gjatë drejtimit nga Rebani Jaupi në këto qarqe, ka pasur shumë banda e krime të rënda, të cilat nuk janë prekur e nuk janë dërguar para drejtësisë, madje policia ka bashkëpunuar me bandat vrasëse, trafikantët dhe pastruesit e parave.

Rebani Jaupi, është profili i krye policit që ka toleruar grupet e krimit, madje pasuritë tij të shumta me ullishte, vreshta, vila me 3 kate, lokale, troje, apartamente, depozita bankare nga 25 mijë Euro e 45 mijë Euro dhe shkollim të dy fëmijëve në Gjermani e SHBA, dëshmojnë se ka përfituar pasuri e vlera financiare prej botës së krimit, por i ka deklaruar si gjoja kontribute prej vëllait Sami Jaupi.

Por trupa e vettingut me kryetare Denisa Sina dhe anëtarë Suela Bulku e Arben Sefaj, kanë lënë në detyrë krye policin Rebani Jaupi, duke deklaruar se është me figurë të pastër, i suksesshëm në çdo detyrë gjatë 30 viteve, dhe me pasuri të ligjshme e integritet.

Në relacionin hetimor, nuk është përfshirë fakti që në muajin korrik 2023, emri i Rebani Jaupit, ka dalë në dosjen hetimore “Metamorfoza Sky” kur ishte Drejtor i Policisë së Tiranës; sipas të cilës, ai dhe Shefi i Operacionales, Oltion Bistri, njoftonin Pëllumb Gjokën për aksionet e policisë.

Trupa e vettingut, nuk i kërkoi sqarime për përfshirjen e tij në këtë rast, madje as për bisedën e Pëllumb Gjokës e Oltion Bistrit, se drejtori Rebani Jaupi, kishe rënë dakord të merrte shpërblimin financiar, për dekonspirim të aksioneve e paprekshmëri të aktiviteteve kriminale të Pëllumb Gjokës.

Trafikanti Pëllumb Gjoka dhe Shefi Operacionales, Oltion Bistri, u arrestuan më 27 korrik 2023 dhe u janë sekuestruar pasuritë, ndërsa krye polici Rebani Jaupi, jo vetëm që nuk po hetohet nga SPAK dhe po gëzon pasuritë, por nuk u pyet as nga trupa e vettingut e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore e u la në detyrë.

Jaupit nuk iu kërkuan sqarime, as për informacionin që Prokuroria e Përgjithshme, me Shkresë nr. 187, datë 25 maj 2023, informoi komisionin e vettingut, se për krye policin Rebani Jaupi, ka të dhëna për lidhje me veprimtari kriminale.

Ndërsa Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, megjithëse i ka të dhënat për rastin e përfshirjes në dosjen “Metamorfoza Sky”, dhe të dhënat e prokurorisë; pajisi Rebani Jaupin me Certifikatë Sigurie "Tepër Sekret" më 3 maj 2023, me afat deri në datën 2 maj 2028.

Vettingu për kryepolicin Rebani Jaupi, u bë i fshehtë e me dyer të mbyllura më 15 prill 2024, kur iu dha dhe Vendimi për lënien në detyrë, ndërsa publikimi i vendimit u bë më 11 maj. /Pamfleti

rebani jaupi vettingu metamorfoza sky pëllumb gjoka oltion bistri