Dosja e zezë19 Shtator 2023, 14:03

Kujdes Bablok me Fredin, se po ta fut Saliu!

Shkruar nga Sokol Pepushaj

 

Kujdes Bablok me Fredin, se po ta fut Saliu!
Fredi Beleris, Saliu dhe Edi Rama

Fredis Beleris, është as më pak e as më shumë se një kufomë artistike e Sali Berishës, që po luan dredhinë e radhës, në skenën futuriste të Edi Ramës...

Një Greqi e tërë me diplomaci dhe avokati gjigante, është zënë keq me Edi Ramën.

Ajo që ende nuk dihet, është kaq e thjeshtë.

Fredis Beleris, është as më pak e as më shumë se një kufomë artistike e Sali Berishës, që po luan dredhinë e radhës, në skenën futuriste të Edi Ramës.

Saliu e vrau Fredin në pabesi, Rama po e ngjall po në pabesi.

Saliu i sillet pushtetit me të vdekur. Ende Azem Hajdarin e ndjerë, e thërret të rrëzojnë bashkë Edi Ramën.

Meqë ju larguan të gjithë nga Azemi e deri tek Lulzim Basha, përdori Fredin e shkretë.

E mori kufomën e tij, e veshi me kostum e kollare dhe e gradoi krye bashkiak, më qartë, e përdori si Kalë Troje për të acaruar marrëdhëniet me shtetin fqinj.

Babloku e hëngri.

Megjithëse të gjithë kanë vjedhur vota si Fredi e më shumë se Fredi, këtë i la si “bombë” në dorë Saliu.

Sot Babloku është në hall. As e plas dot predhën, as i heq siguresën. Kështu, pak nga pabesia e pak nga idiotësia, po krijon artificialisht inflacion diplomatik nga Himara në Washington. 

Fredi u bë frymë edhe për Shtëpinë e Bardhë, që duket e di mirë jo vetëm sa dhëmbë ka gjarpri, por edhe sa shpirtra ka mafia në Ballkan, ndaj lëshoi urdhrin e prerë shkurt: “Për Fredin të zbatohet ligji”.

Aty, në shkelje të ligjit, me kufomën e Fredi Beleris në dokumente, Asambleja e Avokatisë Greke, u ngrit në bisht t’ia shkelë “bishtin” mafigjatësisë, prerjes enigmatike të absurditetit juridik, që në këto sinore shquhet për pa vetëdijshmëri.  

Babloku ka shumë beteja të hapura, ndaj Saliu rri e qesh.

Në Amerikë, dosjen McGonigal; në Sharrë, inceneratorin fantazëm të Erion Veliajt; në jug, pronat e ushtrisë së Bajram Begut; në ekonomi investimet e hajdutërisë strategjike; në Shëndetësi, hajdutin e gjatë Ilir Beqja dhe Ogertën e famshme; në Bujqësi, Fridën e luleshtrydheve;  në Qeveri ministrat milionerë, e sa të duash nga këto.

Çdo element kriminal, Babloku e ka veshur me kostum heroik.

Kjo vlen vetëm brenda fshatit, pasi dinakëria greke e ka ndihmuar historinë të hulumtojë nëpër absurditetet e kohërave e të ndez drita mundësisht, në dukje edhe të pamundura.

Tek fuqia heroike e drejtësisë, ku forca e sistemit korruptiv dorëzohet, është kryqëzuar Fredis Beleris.

Veç dokumenteve që ka SPAK- dhe artikulimit politik që shfaq Babloku për të mbrojtur drejtësinë apo padrejtësinë, Greqia dhe Saliu nuk mund të vlerësohen si rrezik i vogël.

 Atje kemi mbi një milion shqiptarë.

 Sfidat imagjinare dhe kumtesat e kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis nëpër podiumet e diplomacisë dhe drejtësisë ndërkombëtare, mund të çojnë edhe më larg kacafytjet për mbijetesë interesash.

Jo radhë kemi parë fluks votuesish nga Greqia, të orientuar deri në humbje të vullnetit individual, apo jo?!

E vërteta për fajësinë ose të drejtën e Fredit, duhet zbardhur shpejt.

Sot Fredi Beleri, përveçse vepër artistike e Saliut dhe leje ndërtimi e Mafies së bregdetit, është konflikt mes dy shteteve, pse jo, edhe “kockë” në fyt e Edi Ramës.

Kujdes Bablok me Fredin, se po ta fut Saliu!/Pamfleti

kujdes bablok fredi saliu