Dosja e zezë18 Prill 2024, 11:53

Kush e futi Ilir Metën në politikë: të pathënat e një historie të errët

Shkruar nga Pamfleti
Kush e futi Ilir Metën në politikë: të pathënat e
Ilir Meta /

Si u kthye në protagonistin e politikës shqiptare, djali i oficerit nga Skrapari që jetonte tek Pazari i Ri?

Ilir Meta në dhjetorin  e vitit 1990, shkoi së bashku me Gramoz Pashkon në takimin me Ramiz Alinë. Por Meta, jo vetëm ja kaloi profesor Pashkos, por gjithë të tjerëve, duke u bërë politikani më i rëndësishëm në vend.

Edhe pse asnjëherë nuk ka qenë një nxënës ekselent, asnjëherë nuk ishte një person që artikulonte në mënyrë të spikatur. Madje që prej vitit 1991, Meta mbahet mend për ‘ëëëë’-në e tij të zgjatur kur fliste, por nuk se qulloste gjë.

Po pse atëherë, ky djalë oficeri që jetonte në Pazarin e Ri, u kthye në protagonistin e politikës shqiptare?

Këtë dilemë e ka zgjidhur Ahmet Shqarri, i cili e mori Ilir Metën si radiokronist i emisionit “Nga njëra ndeshje në tjetrën” në radio Tirana, edhe pse atij i merrej goja.

Shqarrit ja solli një personazh i njohur në Durrës, i cili hëngri një drekë me të në pistën e famshme të “Hekurudhës”.

Shqarri e caktoi Ilirin, siç i tha njeriu misterioz për të ndjekur ndeshjet e Kavajës. Ilir Meta nuk kishte fare lidhje me Kavajën, pasi edhe pse jetonte në Tiranë, origjinën e kishte nga Skrapari. Njëlloj si personi që kishte sugjeruar Ilirin si komentator.

“Rastësisht” Ilir Meta transmetoi nga Kavaja një protestë kundër regjimit, vetëm dy javë pasi ishte pranuar në emision. E më pas hyri në lëvizjen e dhjetorit. Nuk hyri në PD pasi gjasat janë se nuk ishte në plan. Por u katapultua në Partinë Socialiste. E njeriu që e trumpetoi më shumë ishte një homolog, që kishte lidhje me Moskën, Beogradin, ishte Namik Dokle.

I cili u tha socialistëve se ka ardhur një talent i ri, edhe pse s’ishte talent. Por mbi të gjitha kishte lidhje nga Durrësi, klani që financoi Ilir Metën si një personazh kyç në PS. Ky klan ishte mjaft i fuqishëm e më pas u bë edhe më i fuqishëm, madje aq i fushqishëm, sa financonte Partinë Socialiste.

Në vitin 1997, Ilir Meta ishte hapur, njeriu i grupit të interesit më të fuqishëm në Durrës, që mori në dorë Portin.

E një vit më pas ky lob i kërkoi Fatos Nanos ta bënte kryeministër.

Pas kësaj periudhe ndodhën ngjarje të tmerrshme në vend, ku u vranë, u sulmuan dhe u agresuan të gjithë njerëzit e ligjit. Në atë vit u vra Gani Malushi, por edhe shumë të tjerë. Sa nisën hetimet, Ilir Meta së bashku me Sali Berishën shkarkuan Kryeprokurorin e Republikës.

Ilir Meta ka shkarkuar kryeprokurorët duke sjellë amnisti masive për krimin.

Meta është realisht shefi i mafies më të fuqishme në vend, që ka ka marrë përqindje gjithandej.

Meta nuk është një politikan sovran, por një personazh i lidhur me krimin e organizuar. Ishte Meta që futi në lojë të gjithë mafiozët që kontrollojnë sot Durrësin, Ilir Meta e futi Tom Doshin në biznes e më pas edhe në politikë, ishte Ilir Meta që u dha njerëzve të medias troje e toka sikur ti kishte të babës.

Ilir Meta ka hyrë në politikë si personazh misterioz nga ambasadori i Rusisë në Tiranë. E ka thënë edhe vetë ai. Meta mund të mos jetë agjent rus, por fakt është që e ka nisur me rusët. Pa ja kërkuar kush…/Pamfleti

ilir meta kush e futi në politikë historia e errët