Dosja e zezë17 Maj 2024, 14:09

Lidhjet e zeza/ Pse zuzari Eduard Shalsi, promovon dhe mbron bandat mafioze të mikro-kredive

Shkruar nga Pamfleti

Lidhjet e zeza/ Pse zuzari Eduard Shalsi, promovon dhe mbron bandat mafioze

Shahisti Eduard Shalsi, i njohur si “ushtar” i punëve të pista, nuk lejon që komisioni parlamentar i Ekonomi-Financave, të hetojë “Iute Credit”, Micro-Kredit Albania”, “Besa”, “Final”, “Kredo.al” etj.; madje shkoi te zyrat e “Iute Credit” dhe e promovoi mafiozin Akan Ajdini, duke i bërë karshillëk SHBA-BE, që e kanë skeduar si agjenci lavatriçe të mafies ruse, serbe, malteze, turke, indiane, bjelloruse...

Më 20 janar 2020, deputeti Erjon Braçe denoncoi “IuteCredit” e “Micro e Credit Albania”, për zhvatjet nëpërmjet mashtrimeve me mbrojtje nga Banka e Shtetit, ndërsa në seancë parlamentare kërkoi hetim të thelluar për to; por Eduard Shalsi, në atë kohë Ministër i Sipërmarrjes, kundërshtoi duke thënë se ato janë të pastra dhe zgjidhin emergjenca për shumë familje, studentë e biznese.

Më 17 prill 2023, një grup deputetësh të opozitës, i kërkuan Kryetarit të Komisionit të Ekonomi-Financave, që guvernatori Gent Sejko të thirrej për sqarime, lidhur me krimin e agjencive të mikro-kredive, dhe këto agjenci të hetoheshin, por kryetari Eduard Shalësi refuzoi.

Më 20 qershor 2023, Eduard Shalsi, shkoi në zyrat e “Iute Credit”, ku i shoqëruar nga pronari i saj mafiozi Akan Ajdini, reklamoi aktivitetin e saj, duke e quajtur modelin e korrektesës në dhënien e kredive, kur “IuteCredit” është agjenci e përzënë nga Kosova, Mali i Zi e Maqedonia dhe e skeduar nga SHBA-BE, për pastrim miliardash të mafies ruse, serbe, malteze, turke, indiane e bjelloruse.

Lidhjet e zeza/ Pse zuzari Eduard Shalsi, promovon dhe mbron bandat mafioze

- Përse Eduard Shalsi, mbron agjencitë kriminale të mikro- kredive, që kanë zhvatur afro 100 mijë shqiptarë dhe vazhdojnë të zhvasin 19 mijë të tjerë në proces?

- Përse Eduard Shalsi, nuk lejon të bëhet hetim parlamentar për agjencitë “Micro- Credit Albania”, “Besa”, “Final”, “Kredo.al” etj.?

- Përse Eduard Shalsi, promovoi agjencinë mafioze “IuteCredit” në emër të Parlamentit?

Sepse ka lidhje personale, familjare e interesash, me bosët e mikro-kredive; konkretisht, Akan Ajdinin, pronarin e “IuteCredit”; Eduard Shalsi e ka pasur krye-menaxher kontratash, aksidentesh, kapitalesh, transaksionesh e investimesh në vitet 2003-2004, kur ishte Drejtor i “INSIG”.

Lidhjet e zeza/ Pse zuzari Eduard Shalsi, promovon dhe mbron bandat mafioze
Akan Ajdini

Këto lidhje, Eduard Shalsi e mafiozi Akan Ajdini i “Iute Credit”, i forcuan e zgjeruan gjatë viteve 2005-2009, kur Eduard Shalsi ishte Zv/kryetar i Bashkisë së Tiranës, kohë kur Akan Ajdini u bë “zëri dhe dora” e tij në pazaret me lejet ndërtimit dhe grabitjen e trojeve.

Gjatë 2 viteve Ministër i Pushtetit Vendor e Anti-korrupsionit, Eduard Shalsi ka shpërfillur denoncimet për mashtrimet e “IuteCredit”, ndërsa gjatë viteve 2019-2021 si Ministër i Sipërmarrjes, Eduard Shalsi ka luajtur rolin e sekserit të kredie e transfertave miliona Euro, të bizneseve “lavatriçe” nëpërmjet “IuteCredit”.

Ndërsa tani që është Kryetar i Komisionit Parlamentar të Ekonomi-Financave, Eduard Shalsi nuk pranon, që guvernatori Gent Sejko, të jap sqarime për agjencitë e mikro-kredive.

Madje shahisti Eduard Shalsi, njohur si “ushtar” i punëve të pista, nuk lejon që komisioni parlamentar i Ekonomi-Financave, të hetojë “IuteCredit”, MCA”, “Besa”, “Final”, “Kredo.al” etj.

Lidhje tjetër me “IuteCredit”, është fakti, që Eranda Shalsi (Liçi), gruaja e Eduard Shalsit, përveçse është mikeshë me drejtoreshat Stela Shkodrani e Alma Gjini; është familjare e super mashtruesit Stiljano  Merkohitoj i firmës së fshesave “Ritello” me kredi, pjesë e kompanisë “IuteCredit”.

Në vijim, do publikojmë lidhjet e Eduard Shalsit me Arben Meskuti, Olsi e Elda Ibro, Ernela Çyberi e Bajram Muçaj, pronarë të agjencive “Micro Credit Albania”, “Final” e “Besa”./Pamfleti

zuzari eduard shalsi mikro kredi lidhjet e zeza