Dosja e zezë27 Shtator 2023, 11:20

Prej 4 vitesh, Shkëlzen Berisha nuk deklaron 830 mijë USD që pagoi për gjyqet e Gërdecit në SHBA

Shkruar nga Pamfleti
Prej 4 vitesh, Shkëlzen Berisha nuk deklaron 830 mijë USD që
Shkëlzen Berisha /

 Ky shpenzim kolosal, nuk është bërë para 10 viteve, dhe SPAK mund ta justifikojë si “Vepër penale e parashkruar”, por është kryer pas vitit 2019 e në vazhdim, duke mos deklaruar këto mijëra USD që “Berishët” harxhuan për fshehjen e lidhjes me krimin e Gërdecit...

Kodi Penal nuk lejon paprekshmëri, ndërsa Anti-krimi dhe SPAK, nuk po e prekin Shkëlzen Berishën, megjithëse ka kallëzime e prova për 4 akuza të rënda korrupsioni, njëra me pasojë vrasjen e 26 njerëzve dhe prej 2 vitesh e gjysmë person “non- grata” nga SHBA.

Megjithëse Shkëlzen Berisha e ka detyrim deklarimin pasuror, si djali i ish-kryeministrit, çuditërisht, SPAK nuk po e pyet për pasuritë e dyshuar me burim të ardhurat nga Gërdeci dhe shpenzimet e shumta, që ka bërë për të fshehur gjurmët e lidhjes me atë krim.

P.sh., para disa ditësh, gazetari amerikan Guy Layson, botues dhe autor i librit “Qentë e luftës”, që i kushtohej rolit drejtues të Shkëlzen Berishës si përfitues kryesor në biznesin e Gërdecit, tregoi se djali i Saliut pagoi mijëra USD për avokatë e tarifa gjyqësore në SHBA.

Qëllimi ishte që me këtë gjyq të pastronte veten, por i humbi gjyqet në të tre shkallët, me vendimin se libri nuk ka asnjë shpifje, mbasi është mbështetur në fakte, ngjarje, prova e persona real, me personazh kryesor djalin e kryeministrit Sali Berisha.

Është bërë e ditur, që Shkëlzen Berisha pagoi 830 mijë USD shpenzime avokatësh, ekspertësh, përkthyesish dhe tarifa zyrtare gjyqësore, për proceset në dy shkallët e gjykimit në Florida e në Gjykatën Supreme të SHBA.

Deri tani, këtë shpenzim sa 600 paga mujore deputeti, Sali Berisha dhe i biri nuk e kanë deklaruar në ILDKPI, megjithëse e kanë detyrim në bazë të ligjit për funksionarët e zgjedhur të shtetit dhe familjarët e tyre.

Por SPAK, që e ka denoncimin publik të gazetarit amerikan dhe faturat e shpenzimeve për gjyqin e Gërdecit në SHBA, nuk po e pyet Shkëlzen Berishën, për burimin e 830 mijë USD.

Megjithëse faturat janë në zyrat avokatore dhe në zyrat gjyqësore të Floridas e Gjykatës Supreme të Amerikës, SPAK nuk po heton se në çfarë rruge i ka çuar Shkëlzen Berisha këto mijëra USD në SHBA; sepse në bankat shqiptare nuk ka kryer transferta për çështje gjyqësore të Gërdecit.

Ka zëra, se ia ka dhënë ish-ortaku i Gërdecit, Efraim Diveroli, por që të mos mbetet dyshim e të mos quhet shpifje, SPAK e ka detyrim të hetojë veprimet dhe rrugët e transaksioneve financiare të Shkëlzen Berishës, lidhur me shpenzimet për proceset gjyqësore të Gërdecit në SHBA.

Ky shpenzim nuk i përket periudhës së para 10 viteve e mund të justifikohet si “Vepër penale e parashkruar”, por është kryer gjatë vitit 2019 e në vazhdim deri sot, duke mos deklaruar këto mijëra USD që “Berishët” harxhuan për fshehjen e lidhjes me krimin e Gërdecit./Pamfleti

spak shkëlzen berisha 830 mijë usd florida gjyqi gërdeci