Dosja e zezë20 Maj 2024, 10:04

Pse hesht diplomacia për Edi Ramën?!

Shkruar nga Sokol Pepushaj
Pse hesht diplomacia për Edi Ramën?!
Edi Rama /

Ilaçi i Bablokut, ka devijuar edhe lëvizjet diplomatike jashtë orbitës së logjikës...

Edi Rama, ndihet krenar jo vetëm për vëlla Olsin si sheik, mbret të lojërave të fatit dhe drejtues të kartelit të drogës, por edhe se mban melhemin për helmin që ishte shpërndarë këtej, sikur SPAK-un e ka krijuar dhe e mbështet Amerika mike.

Edi Rama është antiamerikani më aktiv i pyllit të korrupsionit global.

Ilaçi i Bablokut, ka devijuar edhe lëvizjet diplomatike jashtë orbitës së logjikës.

Dollari qetëson trupin dhe trurin.

Fizikisht, SPAK-u është i dënuar të durojë “gurët” që lëshon publiku në rrjetet sociale mbi Satanain në “Mekën” e fshatit tonë, shpirtërisht; Altin Dumani, nuk mund të arrestojë as Olsi Ramën e as Shkëlzen Berishën që shkëlqejnë në qiellin e korrupsionit; as Engjëll Agaçin e Monika Kryemadhin që e mbajnë kokën mbi re, e lëshojnë rrallë e për mall, ca pika shiu mbi tokën e zhuritur për drejtësi.

Meqë na ra rruga këtyre anëve, një pyetje e kemi.

Drejtësisë i është prishur peshorja, apo shenja e shtatë e zodiakut që rri lart në ballkonin e katit të tetë e falsifikoi datëlindjen nga 1 korrik 1944 në 15 tetor 1994, kishte paraparë që të mbizotëroi sipas mitologjisë kandarin që lidhet me periudhën 24 shtator 23 tetor, periudhë që gjithmonë drejtësia premton se do ketë arrestime të Peshqve të Mëdhenj.

Helmi i ambasadorit Donald Lu, nuk paska zënë Peshqit e mëdhenj, apo Babloku i shëroi me ndihmën e doktorit?

Heshtja ka rënë si perde e zezë, jo vetëm në kancelaritë diplomatike, por edhe në mediat që medet për to, kanë ngrënë me garuzhde nga mafia dhe kanë hapur kanatet e bashkëpunimit, sa edhe një gur i vogël dikur pas “ferrave”, ka rritur shtat e është bërë shkëmb në rrugën drejt demokracisë dhe shtetit ligjor.

Por ama, në këtë kohë ku bandat e pushtetit po shkërmoqen, pasi një epokë e re po lind në Amerikë, edhe gurët e murishtës së mafies sonë, janë shenjat e kufirit mes demokracisë dhe pjesës ku Babloku deri sot, ka përdorur melhemin e dollarëve, për të mbytur helmin mbi peshqit e mëdhenj./Pamfleti

pse hesht diplomacia për edi ramën?! amerika perëndimi edi rama