Aktualitet11 Tetor 2018, 09:17

Drejt shkatërrimit banda e mega-vjedhjeve të tokave në jug. Zbardhet vendimi i arrestimit të Pëllumb Petritajt

Shkruar nga Pamfleti

“Peshku i madh” i tjetërsimit të pronave në bregdetin e jugut, Pëllumb Petritaj është arrestuar ditën e djeshme. Gjykata e Shkallës së Parë në Vlorë caktoi më 9 tetor masë sigurie “arrest me burg” për avokatin Pëllumb Petritaj, i cili dyshohet për tjetërsimin e 100 hektarëve në Zvërnec. Petritaj është dënuar më herët në Shkallën e Parë me tre vjet për të njëjtën akuzë.

Sipas hetimeve, dyshohet se Pëllumb Petritaj  ka falsifikuar dokumentacionin e origjinës në lidhje me një sipërfaqe toke prej 100 Ha në zonën e Zvernecit. Ai akuzohet për dy vepra penale  ‘Falsifikimi i dokumentave’ dhe ‘Pastrimi i produkteve të veprës penale’.

Arrestimi i biznesmenit vjen vetëm pak ditë pasi ‘Pamfleti.net’ zbuloi vjedhjen galopante që i është bërë bregdetit jugor nga Pëllumb Petritaj dhe Artur ‘Genci” Shehu. Në shkrimin e publikuar më 1 tetor të 2018, ‘Pamfleti.net’ raportonte se biznesmeni Petritaj është krijuesi shtetëror dhe realizuesi i skemës s super-vjedhjes e tjetërsimit të 342 hektarë tokë me letra false në bregdetin e Karaburunit, Palasës, Zvërnecit, Shën Vasilit, Himarës, Dhërmisë dhe Vlorës.

Në këtë skemë abuzimi me pronat është i përfshirë edhe deputeti i Partisë Socialiste Alket Hyseni.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

        

Aktualitet falsifikime pellumb petritaj prona