Aktualitet13 Shtator 2018, 15:55

Drejtësia fundos ‘Eskobarin’ serb, Klement Balili si menaxher shteti, bën lojë në arrati

Shkruar nga Pamfleti
Drejtësia fundos ‘Eskobarin’ serb, Klement Balili si menaxher

Drejtësia fundos ‘Eskobarin’ serb, Klement Balili si menaxher shteti, bën lojë në arrati

Askush nuk guxon ta kapë Klement Balilin, pasi lidhjet e tij me politikën janë të forta, madje mund të themi pa frikë se ‘Eskobari’ shqiptar kontrollon edhe politikën

Arrestimi i trafikantit më të rrezikshëm të Ballkanit, serbit Jovica Vukotiç, i cilësuar si ‘Eskobari i Ballkanit’ dha një mesazh të qartë për politikën dhe drejtësinë shqiptare. Shqipëria është burim i trafikut të drogës në vendet e BE dhe që njihet në mbarë vendet e Evropës për ‘Eskobarin’ e madh të trafikut të drogës, trafikantin Klement Balili.

Emri i Balilit është përmendur në thuajse gjithë mediat e huaja dhe kryesisht nga grekët, vendi ku ‘Eskobari’ shqiptar trafikoi më shumë se 1 ton drogë. Baroni shqiptar i drogës ka dërguar sasi rekord droge edhe në vendet e tjera të BE, por vijon të lidhavisë i lirë. Ndonëse ka një urdhër-arresti ndërkombëtar ndaj tij, dhe edhe DEA Amerikane është angazhuar në arrestimin e tij, askush nuk guxon ta kapë, pasi lidhjet e tij me politikën janë të forta, madje mund të themi pa frikë se ‘Eskobari’ shqiptar kontrollon edhe politikën.

Me një urdhër-arresti grek, baroni serb i drogës, i cili kishte trafikuar gjysmë ton drogë në vendin fqinj, u vu në pranga nga autoritetet turke dhe ju dorëzua Serbisë, ku pritet të përballet tashmë me drejtësinë. Ndërsa për ‘Eskobarin’ shqiptar ndodh e kundërta.

Atë nuk e kap asnjë polici në asnjë vend të Evropës, jo se autoritetet nuk kanë fuqinë për ta kapur, por se baroni shqiptar ka rrënjë të thella dhe qëndron një hap para shtetit shqiptar dhe ka në dorë gjithë politikën shqipare. ‘Menaxher shteti’, kështu e cilësonte media italiane Klement Balilin, due hedhur dyshime të forta se ‘Eskobari i Ballkanit’ ka lidhje të forta me grupe të fuqishme të politikës.

Klement Balili është edhe në listë e zezë të ambasadorit të SHBA në Tiranë, Donald Lu, i cili e ka përmendur shpesh si trafikantin më të madh që duhet arrestuar, duke thënë hapur se ai mbrohet nga klane të caktuara politike. Me një pasuri marramendëse, prona e biznese nga jugu në veri, Klement Balili vijon të shijojë i qetë jetën e luksit dhe shtrijë depërtimin e tij edhe më tej në rrjetin e trafikut të drogës./Pamfleti

Aktualitet Eskobari i Ballkanit Jovica Vukotiç klemenet balili trafiku i drogës