Aktualitet22 Korrik 2018, 19:10

Drejtori Ardian Çela, vazhdon krimet financiare; OSHEE me 6300 zyrtarë e specialistë elektriku, tender 680 milionë lekë pë

Shkruar nga Pamfleti

Ky rast, dukshëm pazar korruptiv, ka vetëm një shpjegim: Tërbimi i drejtorit të OSHEE dhe i atyre që e kanë emëruar në atë “fabrikë” miliardash dhe po e lejojnë, për të mbushur thasët me miliarda që janë pagesa e taksa të shqiptarëve!

Miliardat që OSHEE, i zhvat edhe me dhunë policore e pranga gjykatash nga qytetarët, duke aplikuar çmime të larta, fatura aforfe dhe kamatë-vonesa, drejtuesi i saj Ardian Çela po bën pasuri të shumta për vete, shefat, ortakët dhe shokët e tij, duke përdorur aftësitë si “Master korrupsioni” me fondet dhe pasuritë publike, për të cilat është “klient VIP” i drejtësisë me 13 dosje penale, për shumë abuzime ekonomike, financiare e urbanistike, në të 3 postet e larta shtetërore që i ka dhuruara Vangjush Dako, duke dalë garant për “aftësitë” e tij, tek kryeministri.

Sot po publikojmë, një skandal të rëndë ligjërisht dhe si vlerë financiare, të inskenuar me letra zyrtare të OSHEE, nga vetë drejtori Çela, madje me objekt tenderi, shërbime brenda ”strofullës” së godinës kryeministrore, ku hartohen politikat strategjike të luftës kundër korrupsionit.

Bëhet fjalë, për një tender me vlerë 680 milionë lekë, me objekt spostimin e kabinës elektrike të kryeministrisë edhe 50 metër larg derës mbrapa godinës së qeverisë, ndoshta që kryeministri, në rastet kur shkon në zyrë, të mos “goditet” nga “rrezatimi” i valëve elektro-magnetike, që çlirojnë pajisjet e kësja kabine.

Skandali me këtë tender, qëndron në “çmendurinë korruptive” të drejtorit të OSHEE, pasi vetë OSHEE ka 6300 punonjës elektriku, 70% e të cilëve janë inxhinierë dhe specialistë profesionistë të sektorit elektrik, 40% e të cilëve të specializuar për kabinat dhe nënstacionet elektrike, ndërsa drejtori Ardian Çela, do t’i japë 680 milionë lekë firmave private, për të spostuar kabinën e Kryeministrisë!

Ky rast, dukshëm pazar korruptiv, ka vetëm një shpjegim: Tërbimi i drejtorit të OSHEE dhe i atyre që e kanë emëruar në atë “fabrikë” miliardash dhe po e lejojnë, për të mbushur thasët me miliarda që janë pagesa e taksa të shqiptarëve!

OPERATORI I SISTEMIT TË SHPËRNDARJES SË ENERGJISË ELEKTRIKE SH.A

1. Autoriteti Kontraktor, Adresa Nr. Tel: Drejtoria Rajonale Tiranë, Operatori i Sistemit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike sh.a, me adresë: Rruga “Reshit Petrela|, përballë Dispanserisë-Tiranë.

2. Lloji i Procedurës së Prokurimit: Procedurë e hapur/punë me mjete elektronike.

3. Objekti i Prokurimit: Spostim i Kabinës Elektrike të Kryeministrisë.

4. Fondi limit: 56,256,880 (pesëdhjetë e gjashtë milionë e dyqind e pesëdhjetë e gjashtëmijë e teteqind e tetëdhjetë) lekë, pa TVSH.

5. Burimi i financimit: Nga të ardhurat e OSHEE sh.a.

6. Afati për punimin: 2 ( dy ) muaj.

7. Data e zhvillimit të tenderit: Datë 13.08.2018, ora 10.00/Pamfleti


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Aktualitet