Sport16 Gusht 2018, 10:49

Drejtori i Barçës e thotë haptazi: Pogba nuk bën për ne!

Shkruar nga Pamfleti

Drejtori i Barcelonës, Ariedo ka folur për merkaton e klubit katalanas, “çështjen” Paul Pogba dhe ka shtuar se Rafinha Alcantara mund të qëndrojë.

Francezi kampion bote Pogba raportohet të ketë prishur marrëdhëniet me trajnerin Jose Mourinho teksa gjigantëve katalanas u është refuzuar oferta në fillim të muajit.

“Nuk mendoj se do të blejmë Pogba, megjithëse ai është një lojtar i madh,” shprehet Braida për Radio Sportiva.

“Rafinha? Mendoj se ka shumë mundësi të qëndrojë te Barcelona dhe ka shumë kualitet, ai është i përshtatshëm për stilin tonë.

“Ai ka impresionuar sezonin e kaluar tek Inter, sidomos pas dëmtimit serioz që kaloi, dhe ka shumë aftësi për të luajtur mirë te ne.”


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Sport Barcelona La Liga Pogba