Drejtori i BKT, prognoza pesimiste për ekonominë, Shqipëria ka mundësi por jo vullnet politik

Drejtori i BKT, prognoza pesimiste për ekonominë, Shqipëria ka mundësi por jo vullnet politik

I ftuar në emisionin Top Talk, Drejtori i Përgjithshëm i Bankës Kombëtare Tregtare (BKT)Seyhan Pencabligil deklaroi se një studim i Bankës Botërore ka dalë në përfundimin se “nëse Shqipëria vazhdon të ketë rritje ekonomike në të njëjtin nivel siç është rritur në tre dekadat e fundit, do të arrijë nivelin e vendeve evropiane pas 60 vjetësh”.

“Ne nuk kemi 60 vjet për të pritur. Janë fëmijët tanë, gjenerata e re, të cilët duhet të jenë në gjendje të arrijnë begatinë. Dhe kjo arrihet vetëm nëse vendi rritet në nivele dyshifrore”, u shpreh drejtori i BKT-së.

“Një vend i cili vazhdon të ketë rritje. Sistemi financiar ka qenë i qendrueshëm dhe fitimprurës. Ndërkohë, janë ndërmarrë projekte të mëdha. Unë e vlerësoj faktin që qeveria është duke ndërmarrë projekte të reja në infrastrukturë, që janë shumë të nevojshme për vendin. Ndërkohë që vendi rritet me hapa të ngadalta, duhet të rritet më shumë dhe më shpejt, dhe për të ardhmen duhet të jetë akoma më shumë agresive në termat e rritjes”, deklaroi drejtori i BKT-së.

Ndërkohë drejtori i BKT Pencabligil theksoi se rritja ekonomike nuk është e mjaftueshme: “Është një ekonomi e vogël, e hapur dhe e lidhur, por duke parë vendet fqinje dhe vendet e tjera në mbarë botën, niveli i rritjes që po arrijmë është 3%-4% dhe kjo nuk është e mjaftueshme. Ne duhet të kemi një rritje dyshifrore, siç veproi Kina. Kjo është e realizueshme. Por kjo duhet të jetë në mentalitetin e të gjithëve, që ne duhet të kemi rritje dyshifrore. Duke zgjedhur disa sektorë strategjikë dhe me siguri që mund të arrijmë të kemi një rritje të shpejtë”.



Loading...
Loading...
Loading...

ligji 35
WhatsApp Denonco tek Pamfleti