Aktualitet15 Korrik 2018, 11:43

Drejtori Sanatoriumit  “Bleta e Artë”, por “mjaltin” e bën në “kosheren” e klinikave të tij dhe të 3 spitaleve

Shkruar nga Pamfleti

Drejtori Sanatoriumit  “Bleta e Artë”, por “mjaltin” e bën në “kosheren” e klinikave të tij dhe të 3 spitaleve private

 Gruaja Zv/ministre Shëndetësie e bëri drejtor, bëri dhe propozimin për titullin

Shumë shefa spitalesh, maternitetesh, urgjencash, laboratorësh e mjekë, paguhen nga taksat publike, por mëndjen e kanë vetëm tek klinikat e tyre private dhe tek spitalet private, ku ata punojnë edhe gjatë orarit shtetëror, por çuditërisht këta tipa me “pamje prej babaxhani, gjoja të merakosur e bamirës për shëndetin e pacientëve”, megjithëse i kanë bërë qëllimisht “topin” mjekësisë publike, shteti i nderon e i përkëdhel me çdo lloj privilegji.

Këtë “profil” ka Zv/ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli, “dispeçeria” e cila prej shoqërisë klienteliste me kryeministrin Rama, shfaqet si profesore e shefe katedrash kudo ku ka universitete mjekësore shtetërore e private, ku ka KEMP-e, borde, komisione vlerësimesh e shpërblimesh, donacione, projekte mjekësore të huaja, ku hartohen lista infermierësh, tendera, emërime e ç’emërime shefash dhe mjekësh në spitale, urgjenca e klinika, ku ka çmime e lista rimbursimi ilaçesh, ku ka klinika private që nga nervat e deri tek thonjt e këmbëve.

Kudo thonë, se Rakacolli është “monarke” e shëndetësisë publike e private, duke mbushur letrat shtetërore për të qenë në rregull me ligjin, por duke bërë gjithë politikat e interesave personale e klineliste të këtij sektori, të cilat i bënte Pëllumb (korbi) Pipero i LSI, me viston e dy ish-ministrave që kanë gratë me të njëjtin mbiemër, Tit Vasilit që merrej me biznesin e ilaçeve të tij dhe Tavos, që mbushte “tavën” e Monikës.

Tetë muaj më parë (nëntor 2017), Zv/ministrja Rakacolli emëroi bashkëshortin e saj Perlat Kapisyzi në postin e Drejtorit të Sanatoriumit-Tiranë, duke e maskuar këtë lojë, pas një “konkursi të hapur me pikë”, ku çuditërisht në të 3 raundet e garës, pikët maksimale i fitoi bashkëshorti i saj, duke iu përgjigjur “me saktësi” të gjitha pyetjeve të testit, që i kishte hartuar bashkëshortja e tij zv/ministre Mira Rakaçoli, përgjigje të cilat u vlerësuan “me drejësi”, nga komisioni konkursit i caktuar nga bashkëshortja zv/ministre!

Çudia nuk ndalet këtu, mbasi zv/ministrja Rakacolli ka bërë dhe po vazhdon të bëjë shumë “mirësi” për miqtë e natyrisht për karrierën dhe bizneset e veta, sespe ndaj e kërkoi atë post nga kryeministri Rama, mbasi ia di mirë “burimet” shëndetësisë.

Në janar 2018, vetëm 2 muaj pas emërimit të bashkëshortit në krye të Sanatoriumit, zv/ministrja Rakacolli i kërkoi kryeministrit Rama, që në listën e titujve “Bleta e Artë-2017”, të futej edhe një nga drejtorët e spitaleve më të përparuar në Shqipëri.

Pas sondazhit “rastësor”, që organizoi vetë zv/ministrja me mjekë, infermierë e pacientë, burri i saj me vetëm 2 muaj Drejtor i Sanatoriumit-Tiranë, rezultoi si “Administratori më i suksesshëm me 92 pikë” dhe kryeministri jo për shoqëri me zv/ministren, por referuar rezultatit transparent, të sondazhit të bërë nga vetë zv/ministrja, titullin “Bleta e Artë-2017”, ia dha burrit të zv/ministres. Por vetëm pak orë pas dhënies së titullit, në portalin “Shqipëria që duam.al”, shkoi një mesazh për kryeminsitrin, me këtë tekst: Drejtorin e Sanatoriumit e dekoruat si “Bleta e Artë”, por bashkë me gruan zv/ministre shëndetësie, “mjaltin” e bëjën në “kosheren” e klinikave të tyre dhe në 3 spitale private”!

Por “historia” nuk mbaron me kaq./Pamfleti


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Kryesore Drejtori Sanatoriumit  “Bleta e Artë” por “mjaltin” e bën në “kosheren” e klinikave të tij dhe të 3 spitaleve private