Sport13 Prill 2018, 16:10

Drejtuesit e kampionatit anglez marrin vendim zyrtar për teknologjinë VAR në kampionat

Shkruar nga Pamfleti
Drejtuesit e kampionatit anglez marrin vendim zyrtar për teknologjinë

Drejtuesit e kampionatit anglez marrin vendim zyrtar për teknologjinë VAR në kampionat

Premier Liga ka vendosur që edhe sezonin e ardhshëm, të mos përdoret teknologjia në kampionat. VAR është testuar në disa kampionate këtë sezon, por rezultatet nuk kanë qenë gjithmonë ato më të saktat, dhe në disa raste kanë qenë kontroverse.

Klubet në Angli kanë vendosur që edhe sezonin 2018-2019, të mos fusin në përdorim VAR-in. Kjo teknologji përdoret në Seria A dhe Bundesligë, ndërsa do të aplikohet edhe në Botërorin e Rusisë këtë vit.

Pas penalltisë së diskutuar në ndeshjen mes Realit të Madridit dhe Juventusit është hapur edhe një debat mbi përdorimin e tij në Champions dhe Europa League, por UEFA e ka kundërshtuar me arsyetimin se nuk është ende gati për ta implementuar teknologjinë ndihmëse të arbitrimit.

Sport Drejtuesit e kampionatit anglez marrin vendim zyrtar për teknologjinë VAR në kampionat