Showbiz17 Gusht 2019, 10:27

Drejtuesit e muzeut Madame Tussauds heqin statujën e dyllit të Cheryl Cole: “Vizitorët nuk duan ta shohin”

Shkruar nga Pamfleti
Drejtuesit e muzeut Madame Tussauds heqin statujën e dyllit të Cheryl

Cheryl Cole aktualisht po xhiron filimin “The Greatest Dancer”, në të cilin ajo do ketë rolin e një kërcimtareje.

Por, statuja e saj e dyllit, vendosur në muzeun e famshëm Madame Tussauds të Londrës, nuk do jetë më e ekspozuar dhe do mbetet në arkivat e muzeut.

Statuja e 36-vjeçares, e cila fillimisht ishte ekspozuar në muzeun e famshëm në vitin 2010, po ‘bën pushim’ nga dritat dhe sytë e kureshtarëve, pasi drejtuesit e këtij muzeu mendojnë se statuja e këngëtares ‘nuk është figura më e mirë që përfaqëson atë që vizitorët duan të shohin.’

Edhe pse kjo ka ndodhur edhe me figura të tjera të showbizzit, duket se Cheryl ka humbur shkëlqimin e dikurshëm.

Showbiz cheryl cole statuje dylli