Bota21 Shtator 2019, 13:01

Drithëruese! Nuk arriti ta dëgjonte përgjigjien time: Propozimi që u kthye në një tragjedi për çiftin

Shkruar nga Pamfleti
Drithëruese! Nuk arriti ta dëgjonte përgjigjien time: Propozimi

Drithëruese! Nuk arriti ta dëgjonte përgjigjientime: Propozimi që u kthye në një tragjedi për çiftin

Propozimi është momenti më i veçantë që përjetojnë të gjithë çiftet. Për këtë çift i gjithë ky moment magjik u kthye në një tragjedi të vërtetë që i ndryshoj jetën e tyre përgjithmonë.

Steven Weber Jr. nga Luisiana e Shteteve të Bashkuara, është mbytur në ujë derisa po i propozonte martesë të dashurës Kenesha Antoine, derisa ndodheshin për pushime në Tanzani.

Në videon drithëruese, ai shihet duke treguar një shënim në letër dhe më pas unazën, derisa nxiton të del nga uji, sepse po mbetej pa frymë.

“Ti nuk do të dalësh kurrë nga ajo thellësi, që të më dëgjosh përgjigjen time. Po, një milionë herë po, do të martohesha me ty”, ka shkruar Antoine në llogarinë e saj në Facebook.

Ne nuk mundëm të përqafoheshim dhe të fetonim pjesën tjetër të jetës sonë së bashku, pasi dita më e veçantë e jetës sonë u shndërrua në një makth të përjetshëm që nuk do ta harroj kurrë.

Departamenti Amerikan i Shtetit, ka lëshuar një deklaratë, ku thuhet se ‘është në dijeni për vdekjen e një qytetari të Shteteve të Bashkuara në Tanzani’, derisa pos ngushëllimeve për të afërmit e tij, ofrohet edhe ndihmë në zgjidhjen e rastit.

Deri më tani, ende nuk ka një raport final, për aryet e mbytjes së tij unë ujë, ndërsa po punohet që arsyet të zbardhen në tërësi.

Bota Drithëruese! Nuk arriti ta dëgjonte përgjigjientime: Propozimi që u kthye në një tragjedi për çiftin