Kronike26 Qershor 2019, 15:55

Drogë dhe armë pa leje, si u u kap në flagrancë efektivi i Policisë së Shtetit

Shkruar nga Pamfleti
Drogë dhe armë pa leje, si u u kap në flagrancë efektivi i

Në një operacion për kapjen e një grupi që merrej me shpërndarjen e lëndëve narkotike është konstatuar dhe një punonjës i policisë. Ledion Bako agjent krimesh është ndaluar nga Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesave pasi u konstatua me një sasi droge dhe armë pa leje në makinë.

Burime bëjnë me dije se efektivit i është gjetur sasia prej 30 gramësh lëndë narkotike dhe një armë pa leje. Së bashku me Bakon, janë ndaluar dhe 3 personat e tjerë si të dyshuar për shpërndarje të kanabisit.

Agjenti i krimeve i komisariatit nr.2 është arrestuar gjatë një operacioni për zbulimin e dhe ndalimin e një grupi që merrej me shpërndarjen e lëndëve narkotike. Bako është ndaluar mbrëmjen e të martës në zonën e Linzës në Dajt, në momentin kur po udhëtonte me makinë me 3 persona të tjerë.

Kronike