Showbiz15 Tetor 2019, 09:47

Dua Lipa zhduket nga Instagrami dhe shfaqet në shkallët e emergjencës së një pallati

Shkruar nga Pamfleti
Dua Lipa zhduket nga Instagrami dhe shfaqet në shkallët e

Bëri përshtypje ‘zhdukja’ krejt e papritur e Dua Lipa nga Instagrami. Ajo fshiu të gjitha fotografitë në rrjetin social Instagram dhe askush nuk e kuptoi arsyen. Së fundmi, qarkulluan disa imazhe të saj në shkallët e emergjencës të një pallati me një pallto të gjatë ngjyrë portokalli.

E përditshmja britanike “Daily Mail” arriti të zbulonte se këngëtarja 24-vjeçare po realizonte xhirimet e klipit të ri.

Nga stili i veshjes, Dua është frymëzuar nga stili i viteve ’80 dhe modelin e flokëve e ka të shkurtër dhe bjondë me rrënjë të errët.

Nuk dihet cila është kënga e re e Duas, ndërkohë që zhdukja nga Instagrami mbetet ende një mister.

Showbiz Dua Lipa zhduket nga Instagrami dhe shfaqet në shkallët e emergjencës së një pallati